Makina shkel 6 vjeçarin në Poroj

Në rrugën lokale në Poroj dje rreth orës 18, një automjet “Volvo” me targa të Tetovës, i drejtuar nga 41-vjeçari L.P nga Tetova, ka goditur 6-vjeçarin (këmbësor) nga i njëjti fshat, njofton SPB-Tetovë.

Fëmija i plagosur është transferuar shpejt në spitalin e Tetovës dhe pas ndihmës mjekësore, është lëshuar në shtëpi.

Pas inspektimit të aksidentit do përcaktohen shkaqet dhe detaje të tjera lidhur me këtë aksident.

Lajme të ngjashme

Back to top button