Vlerësohet Ibrahim Kolari për kontributin në ndihmë të UÇK-së

Me motivacionin: “Për Kontributin e Dhënë në çështjen Kombëtare, duke ndihmuar financiarisht Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, në ndërtimin e disa shkollave, kulteve fetare, duke financuar bursa për studentët, për botimin e veprave të ndryshme, etj”, është vlerësuar me mirënjohje biznesmeni i njohur nga Dibra e Madhe, Ibrahim Kolari, njëkohësisht anëtar i Krysisë Qëndrore i LR-PDSH-së.

Aktiviteti i quajtur “Festa e plisit të bardhë” i mbajtur në Dajt të Tiranës është tradicional dhe në të takohen brezat nga krahina e Bytyçit.

Në festë morën pjesë shumë Bytyças nga Shqipëria, Kosova dhe Diaspora, por ashtu sikurse thuhet në traditën e popullit të Bytyçit që është shquar për bujari se “kur vjen miku gëzohen edhe trarët e shtëpisë”, më të drejtë theksojmë se vitalitetin e sajë e shtuan miqtë dhe mysafiret e shumtë qe erdhën jo vetëm nga Malësia e Gjakovës, por edhe nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Lugina e Preshevës, Maqedonia, Dibra e Madhe, Amerika, Kanadaja, Greqia, etje.

Lajme të ngjashme

Back to top button