fbpx

Kjo ndodh vetëm në Maqedoni, futbollisti ikë nga hoteli

Kur transferimi i futbollistit ka më shumë vlerë se reprezentacioni. Kjo ndodhë vetëm në Maqedoni. Vlladimir Dimitrovski nuk është më pjesë e reprezentacionit të Maqedonisë, ndërsa arsye për këtë është largimi i tij me vetiniciativë nga ekipi kombëtar i Maqedonisë.

Sipas asaj që mësohet brenda ekipit, Dimitrovski mbrëmë është larguar nga hoteli ku ishte vendosur reprezentacioni i Maqedonisë, ndërsa sot herët është nisur për në Greqi ku duhet të mbledhë komentet nga ekipi i Kerkira, për të përmbyllur transferimin e tij në Qarabag të Azerbajxhanit. Ai kishte dërguar vetëm një porosi “sms” deri te sekretari i reprezentacionit se po largohet.

Me këtë dimitrovski ka bërë të qartë se për te nuk është në rend të parë reprezentacioni, me çka ka bërë që seleksionuesi Druloviq të mos planifikoj në te në dy ndeshjet e radhës, atë kundër Luksemburgut dhe Spanjës. Në vend të tij Druloviq ka ftuar Vlladimir Brdarovski nga Vardari dhe Bazhe Ilioski nga Rabotniçki. / Portalb /

Lajme të ngjashme

Back to top button