A do të dështojë Prokurori Special ende pa u zgjedhur?

Me vendimin e Gjykatës Themelore të Shkupit 1, duke i shpallur të pavlera dëshmitë e LSDM-së të dala nga përgjimet, seriozisht është minuar marrëveshja e Përzhinos.

Sipas Oliver Vuskanoviq, vendimi i Gjykatës është ligjor. Ai thekson se pyetja është se ky vendim a është për lëndë konkrete apo bëhet fjalë për të gjitha aktakuzat.

“Ligji e lejon këtë vendim edhe pse punët nuk janë ende të paqartë në aspektin e Prokurorit Publik. Gjykata e vazhdon procedurën e paraparë me ligj. Nga ana tjetër, përsëri, nuk kemi marrëveshje për Prokurorin Special, a do të ketë ligj të ri për atë dhe cilat do të jetë ingerencat e tij, për atë, Gjykata vepron sipas normave të tashme” thotë Vuksanoviq.

Nga Komiteti i Helsinukt e vlerësojnë si të paligjshëm veprimin e Gjykatësit.

“Gjykatësi në mënyrë joligjore është përzier në punën e Prokurorisë Publike dhe ka sjellë vendim të paligjshëm i cili mund të ketë pasoja juridike. Ky deaktivitet gjashtëmujor i Prokurorisë publike paraqet edhe një tregues për joseriozitetin e autoriteteve gjyqësore dhe hap dyshim për koordinim të mundshëm të tyre për ikje nga detyrat ligjore. Duke pasur parasysh se akuzat penale ndodhen në procedurë, Gjykatësi i procedurës paraprake aspak nuk ka pasur kompetenca të veprojë në këtë pjesë të procedurës që është e fshehtë” thuhet në reagimin e Komitetit të Helsinkut, në lidhje me vendimin e Gjykatës Themelore të Shkupit 1, ku u shpallën të pavlera dëshmitë e dala nga afera e përgjimeve.

Sipas burimeve jozyrtare, Prokuroria është ende në procedurë paraprake dhe nuk dot mundet të mbarojë deri më 15 shtator, kur është dhe afati i fundit për zgjedhjen e Prokurorit Special, njofton Meta.

Prokuroria ka të drejtë të paraqesë ankesë deri sonte në mesnatë

Lajme të ngjashme

Back to top button