Gjykata i ka shpallur të pavlera inçizimet dhe dëshmitë nga “bombat”

Gjykata Themelore e Shkupit 1, ka sjellë vendim me të cilën i ka shpallur të pavlera dëshmitë apo audioinçizimet nga bisedat e përgjimeve sepse kanë qenë të siguruara në mënyrë joligjore. LSDM-ja bashkë me akuzat penale i ka dorëzuar edhe dëshmitë e audioinçizimeve kundër Nikolla Gruevskit, Gordana Jankullovskës, Mile Janakieskit, Kirill Bozhinofskit, Sasho Mijallkovit, Irena Mishevës, Martin Protogjerit, Toni Trajkovskit dhe Koce Trajanovskit, sepse kanë qenë të marra .
Gjykatësi i cili e ka sjellë këtë vendim i referohet ligjit për procedurë penale, ndërkaq kërkesën për shpalljen e dëshmive si të pavlera e ka paraqitur avokati i disa të akuzuarve, Nikolla Dodovski.
“Duke vepruar sipas kërkesës së avokatit, Gjyqtari në procedurën paraprake ka kërkuar prej Prokurorisë Publike që t’i paraqesë të gjitha lëndët e formuara kundër personave të dyshuar dhe veçmas të rregullohet çdo lëndë, a vazhdojnë ende procedurat apo kanë mbaruar, ashtu si çdo shtesë në çdo lëndë të dorëzohet njoftim se prej Prokurorisë a është lejuar paraprakisht që t’u lejohet të dyshuarve të ndërmarrin masa për hetim për ndjekjen e komunikimeve”, thuhet në deklaratën e Gjykatës,
Nga Prokuroria deri te Gjykata i kanë dorëzuar 27 lëndë të formuara me numra të ndryshëm, me shtesë të dosjeve elektronike të inçizuara në CD, ndërkaq ua kanë bashkangjitur transkriptet për secilën lëndë, duke shtuar se për të akuzuarit e lartpërmendur në Prokurori nuk është bërë kërkesë për marrjen e masave të jashtëzakonshme për hetim – ndjekje komunikimi, si dhe gjithashtu procedurat hetuese të lëndëve ende nuk janë të mbaruara, pra ende Prokuroria vazhdon me hetimin.
“Duke vepruar pas kërkesës dhe duke e vlerësuar ligjin e fakteve, pa lëshimin e përmbajtjes së procedurës e cila e drejton Prokurorinë Publike, duke e pasur parasysh njoftimin e Prokurorisë Publike, Gjykatësi në procedurën paraprake e ka shpallur të pavlerë kërkesën që audioinçizimet në CD dhe transkriptet të merren si dëshmi për lëndën sepse janë të siguruara në mënyrë joligjore”, shkruhet në njoftim e Gjykatës Themelore e Shkupit 1.

Lajme të ngjashme

Back to top button