Arrestohen pesë aktivistë të Vetëvendosjes

Lëvizja Vetëvendosje ka pranuar se policia e Kosovës ka arrestuar pesë aktivistë të kësaj Lëvizje, ku të arrestuarit janë, Dritëro Hyseni, Kushtrim Cakolli, Leotrim Cakolli, Labinot Halimi dhe Kushtrim Dakaj.

Në një njoftim për media ata thonë se mbrëmë, Policia e Kosovës arrestoi katër aktivistë të Vetëvendosjes-s, të cilët sipas tyre, po shkruanin parulla në qytetin e Ferizajt.
Ndërsa, sot në mëngjes, sipas Vetëvendosjes, në shtëpinë e tij në Prishtinë, u arrestua aktivisti Kushtrim Dakaj, raporton lajmi.net.

“Ndërkohë, Policia e Kosovës ka kërcënuar me arrestimin edhe të aktivistëve të tjerë që morën pjesë dje në aksionin e heqjes së rrethojave shtesë të vendosura nga Qeveria. Po ashtu, mbrëmë në Gjilan, Policia ka kërcënuar aktivistët e Lëvizjes që nëse vazhdojnë me shkrimin e parullave do të arrestohen”, thuhet në njoftim.
Madje ata thonë se, Isa Mustafa nuk e ka ndërmend t’i ndal masat e dhunshme. Sipas tyre, të tilla masa janë aplikuar në Kosovë saherë që pushtetet e ndryshme kanë dashur të qojnë përpara projekte që janë në kundërshtim me vullnetin dhe interesin e popullit të Kosovës. “Qeveria po e tensionon situatën me këto veprime, duke treguar që është në gjendje ta krijojë “Zajednicën” edhe nëse kjo kërkon ushtrim të dhunës dhe represionit mbi popullin e vet.

Lajme të ngjashme

Back to top button