Të shtunën Shkupi kontrolluese me Vëllazërimin

Skuadra e FC Shkupi do të përballet me Vëllazërimin në një takim kontrollues i cili trajnerit dhe futbollistëve do tu ndihmojë të mbajnë formën, shkaku i pauzën që në kuadër të këtyre dy javëve ekipet e përfaqësueses së Maqedonisë do të luajnë ndeshjet kualifikuese për EURO 2016.

Skuadra e FC Shkupi ka vazhduar me stërvitje, edhe atë në këtë fazë trajneri Zekerija Ramadani ka shtuar intensitetin me nga dy seanca stërvitore, paradite dhe pasdite, që futbollistët të mbajnë formën e duhur, duke e ditur se nga xhiroja e 6-të, do të ketë përballje shumë të rëndësishme me ekipet favorite të kampionatit të Maqedonisë.

Prej sot skuadrës në stërvitje i është bashkuar edhe përforcimi i fundit, Besmir Bojku, i cili pritet të jetë pjesë e fortë e mesfushës dhe sulmit.

Pikërisht shkaku i mungesën së ndeshjeve kampionale në fundjavë, kryesia në bashkëpunim me stafin teknik kanë vendosur që ta kompensojnë me zhvillimin e takimit kontrollues me anëtarin e Ligës së Dytë, Vëllazërimin. Takimi do të zhvillohet të shtunën në stadiumin e Çairit, me fillim në orën 16:00.

Lajme të ngjashme

Back to top button