Fabrikat për prodhimin e deleve, sot, zyrtarisht u vënë në përdorim

Tashmë e sa dekada, prodhuesit e deleve, janë më dele se delet – për nga dituria; ndërsa janë më djaj se djajtë – për nga dezinformimi dhe demagogjia.

Mbi bankat e këtij sistemi të flliqur dhe unë kam qëndruar, por falë Zotit, prej tyre s’jam ndikuar dhe kurr në mend nuk më ka shkuar për të medituar mbi atë që jashtëqitjet kanë provuar për të na imponuar.

Në shkollë, të papjekurit fëmijë kanë nevojë për edukatë e cila do u ndihmonte atyre për t’u ballafaquar me ngjarjet e tyre që do t’i përcjellin gjatë jetës, duke u dhënë shembuj të ndryshëm nga e kaluara dhe duke u bërë shembull për ta në përditshmëri.

Mësuesi është mik i nxënësit, nuk është diktator – ashtu siç është bërë shprehi e deleve-ujq. Mësuesi është shoqërues i nxënësve të tij gjatë jetës së përditshme, është miku i cili bartë gajlen dhe dertin me shoqërinë gjatë dhe jashtë orarit të punës. Mësuesi nuk është vegël e cila blihet me të holla (në shkollat e mesme) dhe me të trasha (nëpër fakultete). Mësuesi është vetë provuesi, sfiduesi, dhe nuk është naratori frigacak – i cili vetëm llomotit dhe nuk dinë se ç’fletë. Mësuesi është lider, udhëheqës i një “komuniteti” që prindërit u’a kanë besuar. Mësuesi është mbrojtës i nderit të nxënësve të tij, nuk është shkelës i saj, përdhunues i vlerës së shenjtë “nder” për një notë formale.

Përderisa, nxënësi është… çka mund të jetë tjetër përpos prodhim i mësuesit?

Lajme të ngjashme

Back to top button