Shpërthim zjarri: Tetë të vdekur, në mesin e tyre dy fëmije

Një zjarr i shkaktuar në një banesë në pjesën veriore në Paris, ka lënë të vdekur tetë persona, përfshirë edhe dy fëmijë, thanë zyrtarët Francez.

Sipas BBC, flakët shpërthyen në orët e para të së mërkurës, ku u deshën më shumë se 100 zjarrfikës për të kontrolluar atë.

Katër të mbijetuarit, disa prej të cilëve janë në gjendje kritike, janë në spital, transmeton lajmi.net.
Shkaku i zjarrit në ndërtesë, është duke u hetuar.

Ministri i Punëve të Brendshme Bernard Cazeneuve tha se ishte “shumë herët për të përcaktuar shkaqet e kësaj tragjedie”.

Ndërkohë, prokurorët penal janë duke e hetuar rastin në “4 Rue Myrha”, duke sugjeruar se zjarri mund të ketë filluar qëllimisht.

Zjarri besohet të ketë filluar në katin e parë para se të përhapet shpejt në shkallët dhe katet e sipërme.
Disa prej banorëve thuhet se u përpoqën për të shpëtuar përmes dritareve.

Lajme të ngjashme

Back to top button