Maqedonia po përgatitet për Luksemburgun

Po afrohet dita e 4 shtatorit, kur numër i madh i reprezentacioneve të shteteve nga mbarë Evropa do të luajnë ndeshjet kualifikuese për Francë 2016. Në mesin e gjithë atyre kombëtareve bën pjesë edhe Maqedonia.
Maqedonia edhe këtë edicion të kualifikimeve ka dështuar, duke mos arritur asgjë më shumë përveç që të mbetet e parafundit në renditje ku bëjnë pjesë 6 reprezentacione. Shansin e vetëm Maqedonia e shef te fitoret direkte me më të dobëtin e grupit

Luksemburgun, me të cilën kombëtare do të takohet me 4 shtator në Luksemburg.
Edhe për këtë përballje seleksionuesi i Maqedonisë, serbi Ljubinko Drulloviq ka ftuar 7 shqiptarë, të cilët edhe pritet të jenë arma më e fortë e Maqedonisë. Në listëne të ftuarve janë Leonard Zhuta, Ezgjan Alioski, Arijan Ademi, Ferhan Hasani, Muharrem Muharemi, Agim Ibraimi dhe Besart Abdurrahimi.

Për ndeshjen ndaj Luksemburgut të gjithë futbollistët janë të gatshëm për të dhënë maksimumin, përveç Arijan Ademit i cili që nga e marta ka filluar të stërvitë me intensitet të plotë, shkaku i një lëndimi që e kishte lënë atë edhe jashtë ndeshjeve kualifikuese për fazën e ligës së kampioneve, që skuadra e tij Dinamo Zagreb i luajti përballë Skënderbeut të Korçës. / Portalb /

Lajme të ngjashme

Back to top button