TOP gjërat e zbuluara nga femrat

Josephine Cochrane: Enëlarësja

Josephine ishte nervoz që punëtorja e saj për larjen e enëve vazhdonte t’ia thyente enët e saj të porcelanit dhe nga ky frustrim ajo zbuloi enëlarësen. Kjo makinë përdorte presion të lartë të ujit që telat e makinës të funksionojnë. Josephine mori leje për këtë zbulim në vitin 1886.

Gjatë asaj kohë shumica e shtëpive nuk kishin teknologji për sistemin e nxehtë të ujit për të futur në funksion këtë makinë, mirëpo Josephine këmbëngulte dhe e shiti idenë e saj në hotele dhe restorante.

***

Grace Hopper: BM-Harvard Mark 1

Dr, Grace Murray Hopper njihet si “nëna e kompjuterëve”! pas luftës së dytë botërore Hopper u vendos në Harvard ku punoi në zhvillimin e IBM Harvard Mark 1, kompjuteri i parë në SHBA me madhësi të madhe.

Dr. Hopper po ashtu ka zbuluar dhe një përpilues që përkthente gjuhën e shkruar në kode të kompjuterëve. Ajo ka shpikur termin “bug” për probleme të kompjuterit dhe ka bashkë-zhvilluar COBOL(COmmon Business-Oriented Language,), program ky i përdorur për gjuhë të biznesit.

Si një shpikëse, Hopper ka fituar një numër të madhe të çmimeve, duke përfshirë National Medal of Technology në vitin 1991. Pasi që ajo vdiç, dr.Hopper kishte marrë rreth 30 diploma ndera nga universitete të ndryshme.

***

Mary Anderson: Fshirëset e xhamit

A mund të imagjinoni se në vitet e hershme të 1900, nëse binte shi ose borë, vozitësit duheshin të ndaleshin pas disa metrave që të pastronin xhamat. Mary Anderson e zgjidhi këtë. Edhe pse veturat në atë kohë ishin të rralla, Anderson e vërejti këtë situatë dhe më 1903 ajo zbuloi fshirëset e xhamit të veturës.

***

Hedy Lamarr: Sistemi sekret i komunikimit

Zbulimi i sistemit sekret të komunikimit në vitin 1941, manipuloi frekuencat e radios me një kod të pathyeshëm për të mbrojtur mesazhet e klasifikuara për mos t’u kuptuar nga armiku.

Lamar ishte rritur në Austri dhe ishte e martuar për një milioner, që ishte simpatizant i nazistëve dhe ndihmës i Hitlerit gjatë luftës së dytë botërore, ajo mësoi shumë për armët e avancuara pasi që shkonte në çdo takim me burrin e saj.

***

Tabitha Babbit: Sharra rrethore

Në vitet e hershme të 1800, dy burra ishin punësuar për të prerë drunjë duke tërhequr dhe shtyrë sharrën. Por duke iu falënderuar një gruaje, procesi u bë shumë më i lehtë. Në vitin 1813 Tabitha Babbit shpiki sharrën rrethore.

Sharra e Babbit ishte rrethore, kështu që dhëmbët e saj do të prenin vazhdimisht përkundër sharrave të cilat prenin vetëm duke i tërhequr dhe shtyrë.

Si një anëtare e komunitetit Massachusetts Shaker, Babbit ndihmojë në krijimin e mjeteve të reja për ndërtimin e orendive të ndryshme.

***

Stephanie Kwolek: Jeleku antiplumb

Stephanie Kwolek zbuloi materialin “kevlar”, një material me qëndrueshmëri të fortë që u përdorë për të ndërtuar jelekët antiplumbë. Ajo punoi me vite të tëra për këtë dhe në vitin 1963, ajo kishte polimerinë në fibra që shkonin në një drejtim.

Kjo e bëri materialin më të fortë, ku molekulat ishin të renditura me deng. Në fakt ky material ishte i fortë po aq sa çeliku.

***

Dr. Maria Telkes: Sistemi shtëpiak për ngrohje solare

Bio-fizikantja që zbuloi sistemin shtëpiak të parë për ngrohje solare ishte rritur në Hungari dhe ishte zhvendosur në SHBA në vitin 1925. Telkes u bë qytetare e Amerikës dhe iu bashku Westinghouse Electris si një mësuese inxhinere në fushën e energjisë së shëndrrimit, në këtë rast duke shëndrruar energjinë e nxehtësisë në energji elektrike

Lajme të ngjashme

Back to top button