Arifi takon ambasadorin Lalakos

Kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi, ka takuar ambasadorin e Greqisë në Maqedoni Theoharis Lalakos. Në këtë takim është biseduar për bashkëpunimin kulturor, arsimor dhe ekonomik në nivel lokal mes dy vendeve fqinje si dhe shkëmbimin e përvojave sa i përket organizimit dhe funksionimit të njësive të vetëqeverisjes lokale. “Gjatë takimit po ashtu është biseduar për inicimin e bashkëpunimit në sfera të ndryshme midis qytetit të  Tetovës dhe Selanikut dhe hapat konkrete që do të ndërmerren për materializimin e kësaj ideje”, thuhet në kumtesën e Komunës së Tetovës.

Lajme të ngjashme

Back to top button