Skandali i emaileve të Clinton: Blumenthal quante Cameron ‘snob’

Emailet e kandidates për presidente të SHBA-së Hillary Clinton nga një i afërm i besuar portretizojnë kryeministrin britanik David Cameron si snob, William Hague si të pasinqertë dhe buxhetin e qeverisë së parë të  koalicionit si drakonian.

Mesazhet nga këshilltari jozyrtar i Clintonit Sidney Blumenthal tregojnë një pamje të palakmueshme të politikanëve konservativ që marrin qeverinë nga Gordon Brown më 2010.

Të shënjuara si konfidenciale, Blumenthal shkruan se popullariteti i Demokratëve Liberalë ishte me vrimë pas kalimit të buxhetit “drakonian të qeverisë së Cameronit”.

Emailet u bënë publike nën ligjet amerikane të lirisë së shprehjes pas skandalet që doli në pah për Clintonin se kishte përdorur postën elektronike personale për biznesin qeveritar. Clinton është detyruar të publikojë emailet në këste mujore.

Në një mero, ai shpërndau një paralajmërim për sekretaren e shtetit amerikan për Hague, sekretarin e huaj, duke thënë se ai ishte “thellësisht anti-europian dhe do të jetë i pasinqertë me ty”.

“Në politikën ekonomike, Britania nuk është partner dhe urë drejt Europës”, kishte shkruan Blumenthal.

Ai gjithashtu pretendonte se në asnjë kohë tjetër që nga lufta e dytë botërore qeveritë e Britanisë dhe SHBA-ve sikurse tani  nuk kanë qenë “në kundërshtim të tillë në lidhje me ekonominë ndërkombëtare”.

Ai krahasoi sjelljen e Nick Clegg, ish udhëheqësi i liberal-demokratëve dhe zëvendëskryeministër me atë të Cameron, duke thënë se Clegg ishte një “arrogant i lindur”.

Një email, i shkruar ndërsa bisedimet e koalicionit ishin ende në vazhdim e sipër, thoshte se politikani i lartë i Laburistëve Peter Mandelson ishte duke luajtur një lojë cinike të “dyfishtë” në një përpjekje për t’u bërë sekretar i jashtëm.

Clinton u përgjigj duke thënë se ajo kishte ndarë shkresat me bashkëshortin e saj, Bill, ish-presidentin, i cili mendohet se ato ishin të “shkëlqyera” dhe kishte shtuar: “. Vazhdo t’i dërgosh”.

Email e mëparshme të lëshuaar nga Blumenthal përmbanin artikuj nga The Guardian dhe degët e tjera të lajmeve, duke theksuar mungesën e përvojës të Cameron.

Lajme të ngjashme

Back to top button