Opozita nuk do ta votojë rebalancin e buxhetit 2013

Opozita nuk do të votojë për rebalancin e buxhetit i cili  sipas tyre, është miratuar në mënyrë kriminele dhe tani më është i harxhuar, gjithashtu në mënyrë kriminele, dhe kjo jo sepse nuk i do pensionistët, por sepse nuk ka marrë pjesë në miratimin e buxhetit për vitin 2013 dhe për shkak se projektet që janë planifikuar për këtë vit, nuk janë realizuar. Kështu ka deklaruar deputeti i LSDM-së Stojko Paunovski në debatin e sotëm për rebalancin e buxhetit për 2013 në Komisionin për financim dhe buxhet.

Sipas Paunovskit, asgjë nga ajo që është planifikuar për komunat në pjesën perëndimore të Maqedonisë nuk është realizuar.

“Atje jetojnë edhe maqedonas. Nëse BDI nuk mund të mbajë përgjegjësi për këto projekte, atëherë kujtoni këta maqedonas dhe bëni diçka për përmirësimin e kushteve për jetesë”, tha Paunovski.

Ministri i Financave Zoran Stavrevski, tha se LSDM-ja angazhohet për atë që pensionistët të kenë pensione më të ulëta, dhe se bënë politikë të thjeshtë nga zyra, dhe merret me tema që i dëgjon në rrugë, në vend që të ofrojë projekte.

Bekim Fazliu nga PDSH, shprehu shqetësim për atë se çka ofron rebalanci i buxhetit për 2013, sepse, siç tha, jo vetëm që nuk jepen para për projekte për vendet e banuara me shqiptarë por edhe zvogëlohet shume e projekteve të filluara.

“Ky rebalanc, si dhe buxheti, më shumë antishqiptar se sa ai i mëparshmi” tha Fazliu. / Portalb

 

Lajme të ngjashme

Back to top button