Kosova dhe Turqia gëzojnë partneritet strategjik

Sot në Prishtinë zëvendëskryeministri i parë, njëherit dhe ministër i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, priti në një takim njoftues ambasadoren e re të Republikës së Turqisë në Kosovë, Kivilcim Kiliç.

Zëvendëskryeministri Thaçi i vlerësoi të larta marrëdhëniet mes Kosovës dhe Turqisë dhe theksoi se të dy vendet gëzojnë partneritet strategjik. Ai theksoi se në Kosovë ka një numër të madh investitorësh seriozë nga Turqia, njofton Koha.

Duke e falënderuar ambasadoren Kiliç për mbështetjen e vazhdueshme të Turqisë që ia jep Kosovës, zëvendëskryeministri Thaçi i dëshiroi fillim të mbarë në detyrën e saj të re dhe uroi për bashkëpunim më të thellë mes dy Kosovës dhe Turqisë.

Ambasadorja Kiliç u shpreh se do të jetë e përkushtuar që marrëdhëniet e mira mes dy vendeve të forcohen edhe më tutje.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button