Ja si u inspirua autori i karakterit Hulk

Superheronjtë fiktiv janë ndër karakteret më të pëlqyera te njerëzit, ata janë krijuar nga inspirimet e ndryshme nga jeta reale. Njëri ndër më interesantët është heroi Hulk i Marvelit.

Revista io9,e ka zbuluar një intervistë që artisti i ndjerë Jack Kirby, e ka dhënë për Comic Journal. Në atë autori i Hulkut, ka treguar se nga i ka ardhur inspirimi për këtë karakter. Kur autori ka qenë duke menduar për një karakter të ri, ka qenë dëshmitar i një ngjarje të pazakontë:

“Hulk e kam krijuar kur pash një grua se si e ngre një automobil për ta shpëtuar fëmijën e vet. Fëmija duke luajtur në trotuar është rrëzuar dhe ka hyrë ndër një automobil të parkuar dhe ka ngecur. Nëna e tij është tmerruar kur e ka parë fëmijën e saj, e tmerruar menjëherë ka vrapuar për ta shpëtuar duke e ngritur automobilin nga pjesa e prapme që ta nxjerrë fëmijën. Atëherë kuptova që në këto situata secili prej nesh mund ta bëj atë, mundemi të rrëzojmë mur, por edhe të shkatërrojmë shtëpi me duar bosh. Atëherë e krijova karakterin e ri dhe e emërtova Hulk” ka thënë Jack Kirby për Comic Journal.

Kreativiteti i Kirbyt vjen nga një person i thjeshtë në rrethana tmerruese i cili bën gjithçka çfarë mundet, bile edhe duke i tejkaluar mundësitë. Njerëzit nuk munden ta dinë potencialin e tyre të vërtetë, derisa nuk kanë nevoje dhe dëshirë të vërtetë.

Lajme të ngjashme

Back to top button