Shkolla Wilson fillon me vitin e ri shkollor

Sot shkolla Wilson në mënyrë solemne hapi dyert për të shënuar fillimin e vitit të ri shkollor. Këtë ditë solemne e madhështuan nxënësit aktual si dhe nxënësit e rinjë të cilët nga ky shtator na u bashkangjitën rrugëtimit tone së bashku me familjarët, stafin, miqtë dhe partnerët për të filluar në mënyrë sa më të sukseshme vitin e ri shkollor.

Shkolla Wilson shprehet e kënaqur me rritjen e numrit të nxënësve të regjistruar (afër 40%) dhe njëkohësisht falënderon të gjithë prindët për besimin e dhënë duke vlerësuar punën tonë të deritanishmë, që për të gjithë stafin dhe administratën e shkollës paraqet motiv shtesë për të vazhduar punën e palodhshme, implementimin e risive dhe metodologjisë së re në arsim, ku këtë vit ekskluzivisht në shkollën Wilson përveç tjerash do të implementohet programi i ri për edukim financiar dhe gjuha gjermane si obligatore nga klasa e parë deri në vit të katërt të shkollës së mesme, pa mos harruar këtu që gjuha angleze në Wilson është gjuhë zyrtare e komunikimit dhe mësim-dhënies që nga themelimi i saj.

Shkolla Wilson u deshiron shëndet dhe sukses të gjithë nxënësve në vitin e ri shkollor.

Lajme të ngjashme

Back to top button