Vdes një foshnje në Tetovë, babai e sulmon fizikisht pediatrin

Dje rreth orës 13:20 në Qendrën Klinike të Tetovës, pa sinjale jetë, është sjellë një foshnje gjashtëjavëshe-mashkull.

Pasi që ka pasur probleme shëndetësore, foshnjën në mëngjes e ka dërguar te pediatri i pensionuar në Tetovë babai i foshnjes B.J. (26) nga Tetova, njofton “Denesen vesnik“.

Pediatri ia ka dhënë terapinë e duhur. Pas disa orëve gjendja e foshnjës është përkeqësuar ndërkaq rreth mesditës ato përsëri janë kthyer te pediatri. Por, në atë kohë ai nuk ka qenë aty, andaj ata kanë shkuar te ambulanca më e afërt për të kërkuar ndihmë mjekësore. Atje e kanë konstatuar se foshnja ka ndërruar jetë, ndërkaq babai i foshnjës është kthyer te ambulanca paraprake dhe e ka sulmuar fizikisht pediatrin e pensionuar.

Me urdhër të prokurorit publik, foshnja e vdekur është dorëzuar për autopsi në Qendrën Klinike të Tetovës.

Janë marrë të gjitha masat për pastrimin e plotë të rastit.

Lajme të ngjashme

Back to top button