Shkëndija nuk pushon, të dielën kontrolluese

Shkëndija do të përballet me Gostivarin në një takim kontrollues i cili dy skuadrave do tu ndihmojë të mbajnë formën në pauzën për shkak të ndeshjeve të ekipeve përfaqësuese në eliminatoret për EURO 2016.

Pas fitores 0:3 në transfertën me Horizont Turnovën, trajneri Shpëtim Duro futbollistëve u dha tre ditë të lira. Kjo më shumë nga fakti se kampionati do të ketë pauzë dy javore për shkak të angazhimeve të ekipeve kombëtare në eliminatoret për Kampionatin Evropian ‘Francë 2016’.

Ekipi me punë do të fillojë të mërkurën me nga dy seanca në ditë për tre ditë me radhë, para se të shtunën të ulet rrimtmi. Mungesën e ndeshjeve kampionale në fundjavë, stafi teknik do ta kompensojë me zhvillimin e takimit kontrollues me anëtarin e Ligës së Dytë, Gostivarin. Takimi do të zhvillohet të dielën në stadiumin e qytetit në Gostivar, me fillim në orën 17:00.

Lajme të ngjashme

Back to top button