Nesër disa pjesë të Shkupit pa rrymë

Pa energji nesër nga ora 08:30 deri në orën 10:30 do të jenë shfrytëzuesit nga bulevardi “Brigada e 12-të maqedonase” edhe atë numrat 43, 47, 51 dhe 5 në Komunën Aerodrom.

Nga ora 08:30 deri në orën 15:00 pa energji elektrike do të mbeten edhe banorët e rrugës “Bozhin Nikollov”, ndërsa nga ora 09:00 deri në orën 12:00 nga rruga “Draçevska” në Komunën Kisella Vodë.

Në periudhën kohore prej orës 09:00 deri në orën 15:00 nuk do të kenë energji edhe banorët nga Stacioni klorinatore Ujësjellësi, fshati Kopanicë dhe fshati Rashçe në Komunën Saraj, ndërsa nga ora 10 deir në orën 12, fshati Jurimleri, Bashkësia ujësjellëse Vardar, “Grafohartija” dhe Stacioni ujësjellës Jurumleri.

Nga ora 10 deir në orën 14 pa energji do të jenë një pjesë e rrugës “Orce Nikollov”, një pjesë tek Fakulteti Teknik dhe “Feit” dhe një pjesë e bulevardit Ilinden në Komunën Karposh, ndërsa nga ora 11 deri në orën 14 një pjesë e rrugës “Pelisterska” gjithashtu në Komunën Karposh.

Lajme të ngjashme

Back to top button