Gazetari është në anën e ligjit

[Recension: Të gjitha veturat ngrihen te Qendra “Mavrovasja” në Shkup]

Teksti që po recensojmë nuk ka të gjitha detajet për të qenë i plotë si dhe në të nuk janë përfshirë të gjitha palët. Gjithashtu duket se teksti mbron shkelësit e ligjit.

 Qendra “Mavrovasja” në Shkup për momentin goditet nga një intervenim i fuqishëm të cilin e ka ndërmarrë shërbimi i merimangës” Karotreci” informon ZHURNAL.

Të gjitha veturat ngriten te Qendra “Mavrovasja” në Shkup fullscreen

Linku deri te artikulli origjinal: Recension: Të gjitha veturat ngrihen te Qendra “Mavrovasja” në Shkup

Data dhe koha e publikimit: 26.08.2015

Data e recensionit: 27.08.2015

Recensues: Adrian Kerimi

Teksti në fjalë nuk shpjegon rregullat e parkimit, dhe si rrjedhojë as njoftimin se me gjithë “ankesat” e qytetarëve, makinat kanë qenë të parkuara jashtë rregullave.
Edhe pse autori thirret në “revoltën e qytetarëve”, në tekst nuk është integruar asnjë citat i ndonjë qytetari. Në paragrafin në vijim, në fjalinë e parë, artikulli dëshmon se qytetarët pranojnë shkeljen e ligjit. Sipas këtij paragrafi, mungesa e vendeve për parkim, i çon ata drejtë një akti të tillë.

Qytetarët shprehen të revoltuar për shkak se gjoba është tepër e madhe, ndërsa nuk ka vend për t’u parkuar. Të gjithë ata qytetar të cilët kanë parkuar gabimisht do të paguajnë gjobë prej 2500 denarë tek ndërrmarja publike për parkingje në Shkup, ndërsa 45 euro do të gjobiten nga policia…

Në një rast të tillë, gazetari do të duhej të kishte marrë informacion nga autoritetet përkatëse rreth ankesave të qytetarëve. Diçka e tillë mungon.
Çështja e  gjobave dhe mungesa e detajeve nga Ligji për hapësira publike e bën edhe më të zbehtë artikullin. Në tekst nuk citohen pjesë nga ky ligj, por edhe paralajmërimet e Ndërmarrjes Publike “Parkingu i Qytetit” në Shkup.

Lajmit gjithashtu i mungojnë informacione si rregullat e vendeve për parkim në Shkup. Pakënaqësitë e qytetarëve sigurisht që duhet të merren parasysh për ato përballen me autoritete që të arrihet zgjidhje.

Teksti do të mund të përfshinte informacione  edhe për pasojat e mos pagesës së shërbimit të merimangës, në rast se vetura merret nga vend parkimi i gabuar.
Artikujt gazetaresk veç informimit duhet të luajnë rol emancipues për shoqërinë, nuk është e pranueshme të lihet përshtypja se mbrohen shkelësit e ligjit.
Media mund të ndijojë që ligjet të ndryshojnë dhe të jenë në favor të qytetarëve por duke dhënë argumente dhe fakte për këtë.

Lajme të ngjashme

Back to top button