Opozita sot duhet të kthehet në Kuvend

­ Opozita e kryesuar nga LSDM­ja, sot duhet të kthehet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, në pajtueshmëri me marrëveshjen nga Përzhino për zgjidhje të krizës politike.

Deputetët e LSDM­së nuk morën pjesë aspak në punën e Kuvendit, pasi që pas përfundimit të zgjedhjeve parlamentare në prill të vitit të kaluar kryetari i LSDM­së Zoran Zaev publikoi se nuk i pranon rezultatet zgjedhore.

Sipas protokollit drejt marrëveshjes së 2 qershorit, që më 15 korrik e nënshkruajtën liderët e katër partive më të mëdha politike, dy javë pas kthimit të opozitës në Kuvend, gjegjësisht deri më datën 15 muajin e ardhshëm duhet të ketë prokuror special të ri me autonomi të plotë që ta udhëheqë hetimin për rastet “Përgjimi” dhe “Puç”. Prokurori special emërohet përmes marrëveshjes së partive nënshkruese.

Lajme të ngjashme

Back to top button