Të gjithë kundër Danimarkës, vetëm Durmishi kundër Shqipërisë

Po afrohet ndeshja e 4 shtatorit, kur kombëtarja e Shqipërisë do të luajë ndeshjen shumë të rëndësishme për një vend që i mundëson kualifikimin direkt për në Euro 2016. Pikërisht takimi kundër Danimarkës, është me një nga kundërshtarët direkt, pas asaj që vjen më vonë kundër Portugalisë.

Në formacionin e Danimarkës për ndeshjen kundër Shqipërisë do të ketë një shqiptar, është mbrojtësi 21-vjeçar Riza Durmishi, i cili edhe pse i lindur në Kopenhagë të Danimarkës, rrjedh nga një familje që prejardhjen e ka nga Kamjani i Tetovës, transmeton “Portalb.mk”.

Durmishi është futbollist i Brondbit, ku luajti edhe Ferhan Hasani dhe tani ka shansin të luajë sfidën e parë zyrtare me Danimarkën. Durmishi do të jetë shqiptari i vetëm që atë mbrëmje do të jetë kundër Shqipërisë, pasi e gjithë shqiptaria do të mbështesë kombëtaren shqiptarë. /Portalb /

Lajme të ngjashme

Back to top button