Filloi sezoni i turshive, ja si janë çmimet në treg (FOTO)

Stina e vjeshtës është sezona që përveç tjerash bëhet edhe përgatitja tradicionale e turshive. Varësisht nga dëshira dhe mundësia qytetarët përgatisin shumë lloje të turshive duke filluar që nga konservimi i specave, lakrave, kastravecëve, domateve, patëllxhanëve e gjerë te zierja e ajvarit dhe pinxhurit si ushqime tradicionale.

Portalb vizitoi tregun duke krahasuar çmimet momentale në treg si dhe kërkesat dhe ankesat e shitësve dhe qytetarëve-blerës.

Foto nga tregjet "Bit Pazar" dhe "Tregu i Gjelbërt"
Foto nga tregjet “Bit Pazar” dhe “Tregu i Gjelbërt” në Shkup

“Momentalisht për popullatën çmimet janë pak të shtrenjta, por edhe për shitësit fitimi është i dobët, në përgjithësi nga të dyja anët nuk është mirë, por prapë sipas standardit të Maqedonisë çmimet janë të larta”, tha për Portalb Ismail Kurtishi, shitës në tregun “Bit Pazar” të Shkupit.

Qytetarët shprehen se çmimet janë relativisht të mira, megjithatë populli s’ka para. “Problemi është se popullata s’ka para, standardi është shumë i lartë ndërkaq rrogat janë shumë të vogla” tha për Portalb Blerim Vata, qytetar nga Shkupi.

Aq sa mundëm t’i vërejmë dhe vet çmimet në treg janë relative, varësisht nga produktet. Një kilogram speca të kuq të klasit të parë kushton afërsisht 40 denarë, një kilogram karrota kushton prej 20-30 denarë, domatja prej 20-30 denarë për kilogram, lakra 20-25, ndërkaq një patëllxhan kushton 10 denarë.

Varësisht nga kualiteti çmimet janë relative, por shitësit dhe blerësit nuk janë të kënaqur në krahasim me vitet e tjera sepse në treg mjaft pak ka mall kualitativ.

“Problemi është se nuk ka mall, është mjaft i shtrenjtë. Blerësit nuk janë të kënaqur sepse nuk ka kualitet, por dhe nëse ka çmimi i tyre është mjaft i lartë”, tha për Portalb Bedri Islami, shitës në “Tregun e Gjelbërt” të Çairit në Shkup.

Foto nga tregjet "Bit Pazar" dhe "Tregu i Gjelbërt"Konsumatorët nuk janë të sigurtë se çfarë konsumojnë ndërsa problem shtesë është edhe fakti që Maqedonia është vend më i ndotur në Evropë.
Kjo vë në dyshim edhe kushtet në të cilat kultivohen ushqimet, toka dhe ajri i ndotur padyshim që ndikojnë në prishjen e kualitetit.

LEXO: Çudira nga Kumanova: Limona në formë të lules, vezë në formë të foshnjes (FOTO+VIDEO)

 

 

Lajme të ngjashme

Back to top button