Tetovë, përplas policët dhe largohet

Në qytetin e Tetovës, 10 minuta para mesnate, një person me automobilin e tij, me qëllim është përplasur me automobilin e policisë “Shkoda Jeti”, ndërsa pastaj është drejtuar për ti shkelur dy policët.

Njërin e ka shkelur në këmbë, ndërsa tjetrin e ka përplasur për automobili. Më pas personi në fjalë është larguar nga vendi i ngjarjes.

Incidenti ka ndodhur në rrugën ‘Jane Sandanski’, para objektit “Tantra”, informoi MPB-ja.

Policët e kanë vërejtur veturën “Opel Astra”, i janë afruar dhe në të kanë vërejtur një burrë nga fshati Poroj. Në momentin që i ka vërejtur policët, personi është future në veturë dhe ka përplasur policët.

Më vonë policia e Tetovës ka gjetur veturën “Opel Astra” të parkuar në rrugën “M. Rajçeviq”. Policia është në kërkim të personit. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button