fbpx

Dibër: Ditari elektronik pa qasje në rrjet, inspektorët paralajmërojnë ndëshkime

Profesorët e shkollës së mesme “28 Nëntori” në Dibër kërkojnë me ngulm që sa më shpejt të hiqen problemet me ditarin elektronik. Kaloi gati një muaj  që ditari elektronik nuk funksionon , bile as që ka qasje në internet, thanë ata.

Orari i mësimit , orët e paplotësuara dhe mungesat e nxënësve, kanë mbetur vetëm në ditarin e zakonshëm dhe nuk janë shënuar në asnjë paralele në ditarin elektronik, thonë profesorët në gjimnazin e  Dibrës.

Profesoresha e  informatikës, Jehona Axhirexha, thotë se “janë futur të gjitha të dhënat e nxënësve  dhe punët administrative në ditarin elektronik, mirëpo problemi qëndron lartë, tek Ministria për arsim dhe shkencë, të cilët nuk bëjnë qasje të ditarit në internet.
Në anën tjetër inspektorët e arsimit që bëjnë vizitat nëpër orët e mësimit, kërkojnë mes tjerash edhe plotësimin  e ditarit elektronik, në të kundërtën do të ndëshkohet vetë profesori i lëndës.

Lajme të ngjashme

Back to top button