Tradita vazhdon në Studeniçan

Shoqata qytetare për arsim, kulturë, sport dhe ekologji “AKSI”, në bashkëpunim me Komunën e Studeniçanit, më 6 shtator 2015 (e diel), në Qendrën rekreative-sportive në Studeniçan organizon manifestimin ndërkombëtar kulturor-sportiv për mundje tradicionale. Në këtë manifestim, i cili mbahet për të pestën herë, pritet të marrin pjesë mundës (pehlivanë) nga Kosova, Shqipëria, Bullgaria, Turqia dhe Maqedonia.

Manifestimin financiarisht e mbështet Ministria e Kulturës e Republikës së Maqedonisë në bashkëpunim me Komunën e Studeniçanit. Në manifestim pritet të marrin pjesë rreth njëqind pehlivanë nga të gjitha shtetet pjesëmarrëse, ndërsa garuesit do të ndahen në pesë kategori.

Meqenëse manifestimi ka edhe karakter kulturor, SHKA “Karshiaka” nga Shkupi do të prezantohet me disa valle dhe këngë të vjetra popullore shqiptare, ndërkaq pjesëmarrësit do të mund të shijojnë edhe ushqimet tradicionale që janë karakteristike për rajonin e Karshiakës së Shkupit. Të gjithë ata që duan për së afërmi të shohin dhe të ndjejnë traditën e vjetër shqiptare të Karshiakës së Shkupit, do të jenë të mirëseardhur në këtë manifestim ndërkombëtar që është pjesë specifike e etnologjisë së kësaj treve.

Studenican1

Lajme të ngjashme

Back to top button