Çudira nga Kumanova: Limona në formë të lules, vezë në formë të foshnjes (FOTO+VIDEO)

Në Kumanovë, në një familje të zakonshme kohën e fundit kanë ndodhur disa gjëra të çuditshme. Nga njëra anë: në mesin e limonave me formë normale, u bënë dy limona në formë të luleve. E nga ana tjetër: pulat që mbajnë, shpesh i befasojnë me vezë interesante.

Historinë e “Limonave-lule”për Portalb e sqaroi zonja e familjes Rexhepi: “E kemi pasur një bimë limoni për 10 vite rradhazi, por asnjëherë nuk ka bërë frute limonash. Për së pari herë vitin e kaluar çeli limona, po edhe atë shumë. Rreth 50 limona u bënë. E prej asaj bime e shartuam edhe në 4 saksi të tjera. Kur çelën lulet fillimisht, ato ishin krejtë normale, por kur po bëheshin limonat, dy u bënë në formë të luleve, siç dhe mund t’i shihni edhe vetë. Interesant, të gjithë limonat janë të rrumbullakët, këto dy janë të veçantë: njëri duket si trëndafil e tjetri si këmba e pulës!”

Veza-foshnje
Veza-foshnje

Ndërkaq Lulzime Rexhepi foli për vezën e gjetur më 15 gusht, të këtij viti: “Kurrë nuk kisha parë diçka të tillë. Lëvoren e kishte aq të butë, sa që sapo e mora në duar u shtyp. Interesant, e kishte formën shumë të çuditshme. Dukej si e ndarë në dy pjesë, por në të vërtetë pjesët ishin të ngjitura. Pjesa lartë ishte më e vogël dhe kishte dy pika të zeza. Vërtetë dukej si një foshje, që i mungonin krahët e këmbët, si ato foshnjet e vogla që i mbështjellim. Dukej edhe si dordolec. Dy javë e kemi ruajtur dhe ua tregonim mysafirëve, të gjithë çuditeshin. Pas dy javëve shkaku se u thye pak, u tret shtresa e lëngët brenda dhe e hedhëm në mbeturina.”

Vezë që habit, gjetën edhe të shtunën e fundit, më 29 korrik.

“M’u duk si gur kur e pash, por kur e mora në duar e kuptova se ishte vezë. Lëvorja ishte e butë, që lehtë mund të thehej po e shtrëngove. Në mes dhe në pjesën lartë ishte akoma më e butë dhe disi si e rrudhur, linte përshtypje se është ndonjë dizajn e ndonjëherë dukej si forma e kërthizës!”– deklaroi Lulzimja. Kur kjo vezë u thye, u kuptua se në vend të shtresës së verdhë kishte pasur brenda diçka tjetër, diçka që dukej si copë mishi.

Përndryshe vezët lara-lara, gjysmë të bardha e gjysmë të kuqe janë aq të shpeshta sa “tashmë na duken normale” thotë Lulzimja. Ndërsa ajo mohon të ketë vërejtur diçka të çuditshme te pulat që i ruajnë. “Janë 10 pula, që i kemi blerë ne treg. Nuk janë as pula fshati!”-tha ajo.

Veza lara-lara
Veza lara-lara

Për të sqaruar këto dukuri Portalb kontaktoi biologen, Adile Bajrami. “Është hera e parë në jetën time që shoh vezë të tilla, ndërsa limonat duken si lule jo-pjellore për zbukurim. E dijmë se veza si është e sa shtresa i ka, po edhe formën e limonit. Kështu që çdo send që i ik formës normale është mutacion, dmth modifikim i formës normale, nuk është në rregull diçka. E për të ardhur deri te ndryshimi mund të ndikojnë faktor të jashtëm (si: temperatura, nxehtësia, të ushqyerit) po edhe faktorë të brendshëm të organizmit (kromozomet, kur bëhet lidhja gjenetike). Zakonisht faktorët e brendshëm janë të panjohur dhe ndryshimet që vijnë si pasojë e faktorëve të brendshëm u themi spontane. Kur themi spontane, ne d.m.th. nuk kemi njohuri se kush i ka shkaktuar ato.”-tha.
“Rasti i mutacionit që shihet te limoni ndodh edhe te shtazët, psh ka me dy kokë, këmbë të ngjitura… Por në rastin konkret, te limoni mund të ketë ndikuar faktori njeri, dora e njeriut, që e ka hibridizuar gjatë shartimit. Se njeriu ndonjëherë i bën ndryshimet por nuk është i vetëdijshëm se çka ka bërë. Sa i përket vezëve, mund të kenë ndikuar kushtet në të cilat ruhen pulat. Por mund të jetë shkak ndonjë dëmtim direkt në molekulën e ADN-së. Gjithsesi nëse këto mutacione kanë ndodhur vetvetiu, pa ndikimin e njeriut atëherë këto janë ndryshime prej Zotit, ndërsa fuqia e Zotit është fenomen që nuk mund ta sqarojë askush. Në këtë rast themi se kanë ndikuar faktorë të panjohur, pasi nuk kemi argumente për t’i vërtetuar.”– spjegoi profesoresha e biologjisë./Portalb.mk

"Limoni-lule"
“Limoni-lule”
"Limoni-lule"
“Limoni-lule”
"Limoni-lule" -2
“Limoni-lule” -2
"Limoni-lule" -2
“Limoni-lule” -2
"Veza-kërthizë"
“Veza-kërthizë”
"Veza-kërthizë"
“Veza-kërthizë”

Lajme të ngjashme

Back to top button