fbpx

Lajm i mirë për Shqipërinë, Eriksen në dyshim

Frikë te Danimarka për gjëndjen e Christian Eriksen. Ylli i përfaqësues daneze nuk është grumbulluar në 2 ndeshjet e fundit ndaj Leicester City-it dhe Evertonit nga trajneri i Tottenham Hotspur, Mauricio Pochettino dhe rrezikon seriozisht të mos luajë edhe në sfidën e të Premtes ndaj Shqipërisë në stadiumin Telia Park të Copenhagenit.

Ky është një lajm i shkëlqyer për kombëtaren kuqezi pasi Eriksen është lojtari më i rrezikshëm dhe më i talentuar i përfaqësues që drejtohet nga Morten Olsen. 23-vjecari sic bëjnë të ditur mediat angleze ka pësuar një dëmtim në gju dhe për këtë arsye ka munguar në 2 takimet e fundit që ka zhvilluar Tottenham-i. Në fakt ish lojtari i Ajaxit të Amsterdamit është grumbulluar nga trajneri Olsen për 2 sfidat ndaj Shqipërisë dhe Armenisë por sidoqoftë prania e tij në fushë të paktën në sfidën ndaj kombëtares tonë është në dyshim të madh.

Edhe pse është vetëm 23-vjecar Eriksen me Danimarkën numëron 53 ndeshje të luajtura dhe 6 gola të shënuar të dhëna këto që tregojnë mësëmiri për cilësitë e jashtëzakonshme që zotëron ky lojtar. Nëse për mesfushorin e Tottenhamit ka ende shpresë përsa i përket një riaftësimi të mundshëm, kombëtarja nordike ndaj Shqipërisë në 4 Shtator nuk do të ketë në dispozicion qëndërmbrojtësin e Brentford Andreas Bjelland.

Lajme të ngjashme

Back to top button