Recension: Borjani nga plazha greke me ofendime për egjeasit]

Para nesh është një nga tekstet e panumërta që shërbejnë për ndjekjen, denoncimin, ofendimin e njerëzve për shkak të qëndrimit të shprehur. Tekstet nxitëse kundër njerëzve të tillë janë një nga formatet më të përdorura “mediatike” të “gazetarëve” anonimë dhe pseduomedieve, e disa nga ata njerëz gjenden në listat e tyre për “likuidim të hapur”. Gjatë gjithë sezonit.

Në atë listë gjenden gazetari Borjan Jovanovski dhe profesoresga dhe ekspetja për të drejtat e njeriut, dr. Mirjana Najçevska.

Deklratat e tyre në publik, qëndrimet e shprehura në rrjetet sociale, rregullisht priten “në thikë”. Ashtu është edhe kësaj radhe, në këtë përmbajtje mediatike.

Ajo që është e qartë është se fare nuk vlerësohet ajo që është thënë. Nuk vlerësohet a ka me të vërteët argumente, a shkel mendimi i tyre ndonjë parim moral, a është me të vërtetë ofendues…

Përveç kësaj, si është ndonjë mendim që duhet ta tërheqë vëmendjen për ndonjë çështje ose ndonjë dukuri? Kuptohet, askush nuk mund t’ua caktojë njerëzve shkallën e provokimit dhe për këtë arsye, disa”moralistëve” të vetëthirrur politik-mediatik nuk u pëlqejnë disa njerëz dhe/ose mendimet e tyre.

Mirëpo, për shkak se ato quhen medie, do të vendosen nën thjerrëzën që i mat standardet e tyre profesionale dhe rregullat etike në profesionin e gazetarisë.

08252015-Kurir-BorjanLinku deri te artikulli origjinal: Борјан од грчка плажа со навреди за Егејците

Data dhe koha e publikimit: 22.08.2015, 17:10

Data e recensionit: 27.08.2015

Recensues: Zoran Bojarovski

Ç’është kontestuese në atë që të tërhiqet një paralele ndërmjet fatit të refugjatëve nga Maqedonia e Egjeut dhe refugjatëve nga Siria, Afganistani…? Pse dikujt do t’i pengonte përkujtimi se Republika e Maqedonisë  e ka përjetuar më parë ekzodin e refugjatëve dhe se, duke i pasur parasysh ato përvoja, nga popullit dhe nga pushteti në Maqedoni pritet të ketë një mirëkuptim më të madh për fatin e refugjatëve që këtë verë në rrugën e golgotës së tyre e kalojnë edhe vendin tonë, mirëpo me shumë probleme?

Mendimet e shprehura janë personale. Janë publikuar në profilet personale në Facebook. Duke pasur parasysh se bëhet fjalë për personalitete të njohura, është normale që ato ta tërheqin vëmendjen e medieve. Mirëpo, ajo vëmendje mediatike, në këtë rast, në rastin e tekstit që e recensojmë, është atak nxitës mbi këta njerëz. Nuk ka ballafaqim me mendimet me argumente, por janë theksuar detaje të parëndësishme nga të cilat bëhet një dallim politik për ata për të cilët shkruhet dhe në bazë të atij dallimi organizohe sulmi.

Nenet 10 dhe 16 të Kodit të gazetarëve, në lidhje me këto aspekte sugjerojnë diçka krejtësisht tjetër si pjesë e standardeve të larta profesionale:

Neni 10.

Gazetari nuk do të krijojë me vetëdije e as që do të trajtojë informacione që i rrezikojnë të drejtat dhe liritë e njeriut, nuk do të flasë me gjuhën e urretjes dhe nuk do të nxisë dhunë dhe diskriminim në çfardo qoftë baze (nacionale, fetare, racore, gjinore, sociale, gjuhësore, të orientimit seksual, politike…).

Neni 16.

Gazetari do ta ruaj reputacionin dhe dinjitetin e profesionit të tij, do ta nxisë solidaritetin e ndërsjellë dhe pluralizmin e mendimeve dhe nuk do ta përdorë medien e tij për t’i qëruar hesapet me individë, duke i përfshirë edhe kolegët e tij.

Teksti që e recensojmë është larg nga këto standarde dhe rekomandime. Ai sikur e afirmon atë mendim që thotë se ideali i regjimeve totalitare janë njerëzit pa qëndrim.

Lajme të ngjashme

Back to top button