Lajm i rënë në humnerë

[Recension: Vodno: Një burrë dhe një grua kanë rënë në humnerë (Foto)]

Një lajm i saktë, për çfarë do ngjarje nuk e le lexuesin me pyetje dhe paqartësi të tjera. Lajmi që po recensojmë nuk përgjigjet në pyetjet bazike dhe si rrjedhojë publiku nuk e kupton të plotë ngjarjen.

aktuale vodnoLinku deri te artikulli origjinal: Recension: Një burrë dhe një grua kanë rënë në humnerë

Data dhe koha e publikimit: 26.08.2015

Data e recensionit: 27.08.2015

Recensues: Adrian Kerimi

Paragrafi në vazhdim është lajmi i “plotë” i publikuar.

Ekipet e brigadës për mbrojtje nga zjarret të Qytetit të Shkupit, gjatë mbrëmjës kanë kryer intervenim të suksesshëm në shpëtimin e një burri dhe gruaje të cilët kanë rënë në humnerë në malin Vodno, në afërsi të lokalitetit Markovo Kruvçe, tek rruga e re.

Këto pak rreshta nuk përbëjnë lajmin, sepse nuk kanë informacionet të cilat publiku do të donte ti dijë.
E para që nuk kuptohet është se kur ka ndodhur aksidenti?
Nuk ka asnjë informacion se kur ka rënë burri dhe gruaja në humnerë.
Nuk ka informacion se si ka ndodhur ngjarja? Apo sa gjatë kanë qëndruar në humnerë para se të vijë ndihma.
Nuk ka informacion se pse ka ndodhur ngjarja? Si rrjedhojë e aksidentit, pakujdesisë apo rrethana të tjera.
Nga këto pak rreshta merret vesh se çfarë ka ndodhur. Që “ekipet e brigadës për mbrojtje nga zjarret të Qytetit të Shkupit” kanë shpëtuar personat, por edhe kjo përgjigje është e mangët, pasi nuk jepen de taje se sa ka zgjatur ky proces.
Teksti nuk ka përgjigje se saktë as kur ka mbërritur ndihma. Thuhet “gjatë mbrëmjes”, por mbrëmja përfshin disa orë dhe më e rëndësishmja mbrëmja e kujt dite? Nuk është saktësuar dita kur ka ndodhur, dhe nëse publiku e lexon tekstin, dhe nuk e ve re datën e botimit, nuk do të kuptojë se kur ka ndodhur ngjarja.
Nuk ka detaje as kush janë personat që kanë rënë në humnerë.
Teksti shoqërohet me një foto, e cila nuk sqarohet nëse është nga ngjarja që raportohet.
Dhe për të qenë i plotë, teksti mund të kishte edhe informacion shtesë për për Malin e Vodnos.

Lajme të ngjashme

Back to top button