Pagat në Administratë publike rriten për 5%

U shënua 7 tetori, dita botërore për punë të përshtatshme.

Me këtë rast, Lidhja e sindikatave zë Maqedonisë, Konfederata e sindikatave të lira dhe Unioni i sindikatave autonome organizuan seminar dhe konferencë të përbashkët.

Zhivko Mitrevski, kryetar i LSM-së, tha se kanë miratuar shumë ligje për të drejtat e punëtorëve.
‘Republika e Maqedonisë ka ratifikuar tetë konventa për afirmimin e punës së përshtatshme dhe përforcimin e dialogut social si dhe formimin e Këshillit ekonomik, i cili në kontinuitet i shqyrton dhe i jep këshilla dhe rekomandime për çështje të caktuara nga sfera e ekonomisë dhe sociales’ tha Mitrevski.
Ministri për punë dhe politikës sociale, Dime Spasov, Qeveria em masat e fundit ka punësuar rreth 1600 persona.

‘Përskaj programit për punë të përshtatshme prej 2011-2015 dhe me sjellen e ligjeve kyçe në këtë sferë janë punësuar 1.600 persona dhe janë rritur pagat në administratën publike do të rriten për 5 % nga tetori i vitit 2014’ tha Spasov.

Dita Botërore për punë të përshtatshme mbahet për herë të gjashtë. Në vitin 2007, në pajtim me Agjendën e Organizatës ndërkombëtare të punës, të miratuar në vitin 1999, organizatat Global Progresive Forum, Social Alert, Solidar, si dhe Konfederata evropiane e sindikatave (ETUC), me qëllim që punës t’i kthehet dinjiteti, formuan Aleancën për punë të përshtatshme. Jehona e sindikatave dhe e punëtorëve në vende të shumta në botë ishte e madhe, ashtu që Konfederata ndërkombëtare e sindikatave (ITUC) prej citit 2008, 7 Tetorin e shpalli dhe e shënon si Ditë ndërkombëtare për punë të përshtatshme, apo për punë dinjitoze.

Ditën botërore për punë të përshtatshme sot e shënojnë sindikatat në pothuajse njëqind vende në botë./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button