Gjenden alpinistët e humbur në Bistra

Patrulla e policisë mëngjesin e sotëm  ka gjetur dy alpinistët endacake, të cilët dje pasdite kishin ngecur në shpatet e Bistras, duke bërë përpjekje për të arritur në manastirin Shën Jovan Bigorski”, informojnë nga policia e Tetovës.

MO njëzet vjeçar dhe MT tridhjetë vjeçar, që të dy nga Shkupi dje rreth orës 17:30 në departamentin e policisë janë paraqitur nëpërmjet celularit dhe kanë deklaruar se kanë humbur dhe nuk dinë të kthehen në rrugën për destinacionin që kanë. Për shkak se ka filluar të errësohet, policia me konsultime nëpërmjet celularit ato natën e kaluan në male, ndërsa u gjetën sot në mëngjes në një livadh në Medenicë.

Lajme të ngjashme

Back to top button