Druloviq sot ka grumbullimin e parë

Seleksionuesi i reprezentacionit të Maqedonisë, Lubinko Druloviq sot do të ketë grumbullimin e parë në vigjilje të vazhdimit të ndeshjeve kualifikuese për Euro 2016. Në thirrjen e parë pritet që të paraqiten të gjithë futbollistët që luajnë në kampionatin vendor, ndërsa një numër i futbollistëve që luajnë në ekipe jashtë vendit do të bashkëngjiten me vonesë.

Pritet që reprezentacioni të kompletohet të martën, kur Druloviq do ti ketë të gjithë futbollistët në dispozicion, ndërsa pas disa stërvitjeve në Shkup, të premten ekspedita udhëton për në Luksemburg.

Për sot pasdite është paraparë stërvitja e parë që do të zhvillohet në kompleksin e FFM-së, ku reprezentacioni do të stërvitet deri në ditën kur udhëtohet për Luksemburg. / Portalb /

Lajme të ngjashme

Back to top button