Afati kalimtar – DITA E FUNDIT LIVE

Sot është dita e fundit e afatit kalimtar në ligat më të forta evropiane, përpos ajo në Premier Ligën e Anglisë.
Ekipet spanjolle, gjermane, franceze kanë mundësi të përfundojnë transferimet për këtë afat kalimtar deri në ora 23:59. Gjithashtu afati kalimtar do mbyllet në të njejtën kohë edhe pë kampionatin e Maqedonisë.
PORTALB.MK do ju mbajë të informuar në kohë reale për të gjitha transferimet që bëhen sot. Rifreskojeni faqen duke shtypur në tastierë (F5).

23:54 – Telles huazohet në Inter

Interi ka bërë edhe një transfer. Mbrojtësi i majtë, Alex Telles, është përforcimi më i ri i Interit. 22-vjeçari është huazuar nga Galatasaray për një sezon me opsion blerjeje në fund.

23:07 – Zyrtare: Galatasaray huazon Denayer nga Man City

Skuadra turke, Galatasaray ka zyrtarizuar huazimin e mbrojtsit Denayer nga Manchester City. Lojtari do të luaj për herë të parë në karrierën e tij në Ligën e Kampioneve.

23:00 – Gotze te Juventusi me një kusht

Bayern Munich ka pranuar të shesë Mario Gotzen në Juventus, por me kusht që të ketë opsionin për rikthimin e tij në Allianz Arena.

Juventus është autorizuar nga Bayern Munich të fillojë negociatat me Mario Gotzen për transferimin e tij në Torino, ka bërë të ditur e përditshmja sportive italiane “Gazzetta dello Sport”.

22:26 – Hernanes te Juventusi 

Mesfushori i Inter, Hernanes është lojtari i ri i Juventusit.

22:01 – Besmir Bojku përforcon FC Shkupin 

Besmir Bojku
Besmir Bojku

Edhe skuadra e Shkupit nuk ka mbetur duarkryq në këtë afat kalimtar. Pasi që nuk ka arritur të bindë Jasir Selmanin, Shkupi ka arritur  marrëveshje me Bojkun, i cili është futbollisti i dytë që vjen nga Shkëndija pas Mevlan Muratit.

——————————————————————————————–

21:53 – Selmani te Renova

Skuadra e Renovës ka arritur që në ditën e fundit të afatit kalimtarë të sjellë dy futbollistë në rradhët e veta. Pasi që sot gjatë ditës ka nënshkruar kontratë me portjerin Efremov, pak orë para përfundimit kalimtarë, Jasir Selmani i ka thënë po Renovës. Selmani ishte në bisedime edhe FC Shkupi, por “gjipspunuesit”, ishin ata që kishin ofertë më joshëse

——————————————————————————————–

21:41 – Rech dhe Berisha te Shkëndija

Skuadra nga Tetova Shkëndija sjell dy përforcime në repartin e defanziv, duke kompletuar ekipin me Sedat Berishën dhe brazilianin Carlinho Rech.

Sedat Berisha dhe Carlinho Rech me fanelat e Shkëndijës
Sedat Berisha dhe Carlinho Rech me fanelat e Shkëndijës

——————————————————————————————–

21:34 –  Matri te Lazio

Matri është huazuar nga Milan te Lazio.

——————————————————————————————–

21:22 – Anderolli te Sevilla

Mbrojtsi i Interit, Marco Anderolli huazohet te Sevilla me mundësi blerjeje.

——————————————————————————————–

21:02 – Ljajic te Interi

Drejtori sportiv i Interit, Piero Ausilio konfirmon huazimin e Ljajic nga Roma për 2 milionë euro me mundësi blerje edhe për 9 milionë të tjera.

——————————————————————————————–

19:10 – Adrian te Villarreali

Villarreali dhe Porto kanë arritur marrëveshje për huazimin e sulmuesit Adrian Lopez te “Nëndetësja e Verdhë”. Villarreali ka opsionin e blerjes në fund të sezonit.

——————————————————————————————–

18:15 – Portieri Efremov te Renova

Skuara shqiptare, Renova ka arritur sot të nënshkruaj me ish-portjerin e Rabotniçkit, 22 vjeçarin Andreja Efremov. Bideimet mes Evfremov dhe Renovës kishin filluar ditë më parë, pasi skuadra pikërisht në këtë pozitë kishte mungesë të madhe.

——————————————————————————————-

18:10 – Zyrtarizohet Januzaj te Dortmundi

Borussia Dortmund edhe zyrtarisht kompletoi transferimin e Adnan Januzaj në formë huazimi nga Manchester United. Djaloshi me pasaportë belge do ta mbaj numrin 9 në fanelën e tij të re.

Januzaj me fanellën e Dortmundit 2
Januzaj me fanellën e Dortmundit

——————————————————————————————–

16:43: – De Gea bëhet i Real Madridit

“Marca” raporton se Reali dhe Unitedi kanë arritur marrëveshje për transferimin e David De Geas në Spanjë. Sipas gazetës spanjolle, Reali do të paguajë 30 – 35 milionë euro për transferimin e tij. Negociatat tani janë duke u bërë për kalimin e Keylor Navasit në “Old Trafford”.

———————————————————————————————

15:53 – Draxler lojtar i Wolfsburgut

Julian Draxler
Julian Draxler

Julian Draxler si duket ka lënë me gishta në gojë Juventusin edhe Arsenalin, pasi tani më thuhet se ka përfunduar bisedimet me skuadrën gjermane, Wolfsburg. 21 vjeçari ka rritur marrëveshjen me skuadrën e Budnesligës për një shifër prej 25.5 milion stërlinavë, që është rekordi i shitjes së skuadrës së Schalke, prej ku edhe u largua.

———————————————————————–

15:46 – Kthesë në rastin Hernanez – Juventus

Juventusi thuhet se e ka mbyllur marrëveshjen me Hernanesin e Interit për një shumë prej 11 milionë euro. Në orët e paradites nga zyra e Interit kishin thënë se Mancini nuk do ta lejojë larhimin e tij, shkaku se ka nevojë për futbollistin.

————————————————————————

15:20 – Vardari përforcohet me ukrainasin Evgenij Novak

Kampioni aktual i Maqedonisë sot ka firmosur me ukrainas, Evgenij Novak. 26 vjeçari Novak erdhi në skuadrën e Vardarit, ekip kjo që ka përfocuar repartin e mbrojtjes, duke i ofruar kontratë një vjeçare, me mundësi për ta vazhduar atë edhe për dy vite tjera.

—————————————————————————–

15:14 – Melo largohet nga galatasaray për te Interi

Interi dhe Galatasaray kanë arritur marrëveshje për transferimit e mesfushorit brazilian në Meazza. Transferimi i Melos, skuadrës së Roberto Mancini i ka kushtuar 3.5 milionë euro, plus bonuset në bazë të paraqitjeve të lojtarit, raporton “Sky Sports”.

—————————————————————————–

14:30 – Xhemaili kthehet në Seria A, nënshkruan me Genoan

Mesfushori shqipëtar firmosi kontratë 2-vjeçare me Genoan dhe për të luajtur në Serinë A ai refuzoi ofertat e zviceranëve të Grasshoppers e Sion. Blerim Xhemaili kthehet në kampionatin italian, ku nga viti 2008 deri më 2014-ën ka mbrojtur ngjyrat e skuadrave si Torino, Parma e Napoli.

Xhemaili me fanellën e Gallatasaray
Xhemaili me fanellën e Gallatasaray

Lojtari i lindur në Tetovë nuk arriti të linte gjurmë në Turqi. Me Galatasaray-n ai luajti vetëm 21 ndeshje mes kampionatit, kupës dhe Ligës së Kampioneve.

——————————————————————————–

 

14:27 – Chelsea arrin marrëveshje me Djilobodji për 3.7 milion euro

Një lajm mjaft i befasishëm ka arritur nga mediat angleze, pasi është raportuar se Chelsea është shumë pranë transferimit të mbrojtësit të Nantes, Papy Djilobodji për një shumë prej 3.7 milionë euro.

——————————————————————————-

12:49 – Mancini bllokon kalimin e Hernanesit te Juventusi

Roberto Mancini ka refuzuar të pranojë largimin e Hernanesit te skuadra e Juventusit, kjo pasi që “Nerrazzurët” nuk mund të gjejnë një lojtarë tjetër të kualitetit të tij për 12 orët e ardhshme.

—————————————————————————–

12:31 – Dortmundi shumë afër Januzajt

Adan Januzaj raportohet se mund të kalojë në Borussia Dortmund për sezonin e ri, në formë të huazimit.

Sky Sports raporton se klubi gjerman janë duke kryesuar garën për të marrë shërbimet e përfaqësuesit të Belgjikës.

Adnan Januzaj
Adnan Januzaj

Skuadrat tjera që janë të interesuara për të nënshkruar me futbollistin me prejardhje nga Kosova, janë: Everton, Tottenham Hotspur, Marseille dhe Valencia.

————————————————————-

12:29 – Unitedi 100 milion euro për Bale

Manchester Unitedi nuk e ka ndërmend të mbyll këtë afat kalimtar pa transferuar ndonjë sulmues tjetër.

Çmenduria më e madhe në këtë afat kalimtar të verës pritet të jetë oferta e Manchester Unitedit në drejtim të Real Madridit për Gareth Bale. Tabloidi britanik, “DailyStar” së fundmi ka raportuar se “Djajt e Kuq” kanë ofruar 100 milion euro për shërbimet e Uellsianit.

——————————————————————————–

12:19 – Nasri largohet nga City, Juventus i hap dyert!?

Skuadra italiane, Juventusi pritet të bëj një përpjekje të befasishme për të transferuar lojtarin e skuadrës së Manchester Cityt, Samir Nasrin. Biankonerët janë në kërkim të një mesfushori ofensiv dhe 28-vjeçari është nga pak opsionet që kanë mbetur.

——————————————————————————-

11:42 – Roma përforcohet me futbollist nga Dinamo e Moskës

Mesfushori francez, William Vainquer, është lojtari më i ri i skuadrës nga kryeqyteti italian Roma. 25-vjeçari iu bashkua Romës nga skuadra ruse Dinamo e Moskës si huazim me të drejtë blerje në fund të stinorit.

——————————————————————————-

11:25 – Jasir Selmani mes Shkupit dhe Renovës

Jasir Selmani sapo ka bërë publike se skuadra e Vllaznisë nuk e ka në planet e saja dhe se është tradhtuar nga marrëveshja, është kthyer në vendlindje dhe disa klube janë të interesuara për shërbimet e tija.

Më afër Selmanit janë klubet shqiptare FC Shkupi dhe KF Renova.Kontaktet e para janë bërë dhe palët duken pranë finalizimit të marrëveshjes. Nëse gjithçka do të jetë si duhet, Selmani do të rikthehet në Tetovë pas vetëm dy muajsh.

Gjithashtu edhe skuadra e Shkupit ka shprehur interesin për Selmanin, pasi kërkon edhe një mesfushor eksplodues edhe përkundër që deri më tani ka siguruar shërbimet e koreanit Bae Boemgeun. Gjithsesi sot është dita e fundit kur do të marrim përgjigjen se ku do të luajë Selmani, te Renova  apo Shkupi?! / Portalb /

—————————————————————————

11:12 – Berisha kthehet te Shkëndija!?

Skuadra e Shkëndijës së Tetovës si duket nuk do të ndalet në afatin kalimtar të verës me kaq. Vetëm disa muaj pasi ka liruar futbollistin e saj Sedat Beirsha për në Bursaspor, ka treguar interes që ta kthejë atë përsëri në Tetovës.

Sedat Berisha përsëri me fanellën kuqezi
Sedat Berisha përsëri me fanellën kuqezi?

Berisha të dielën është kthyer në Shkup pasi kishte ndërprerë konrtatën me klubin turk, kur nuk kishte gjetur hapësirë shkaku i numrit të madh të futbollistëve të huaj.

Sipas burimeve të afërta me futbollistin, mësohet se që të të dielën zyrtarë të Shkëndijës i kanë telefonuar Berishës, e që sot pritet të përfundojnë bisedimet rreth kthimit eventual të tij te Shkëndija. / Portalb /

 

——————————————————————-

10:55 – Dante kaloi në Wolfsburg

Ky është një transferim i vërtetë! Kjo vërtetë ka ndodhur! Bayern Munich e ka shitur mbrojtësin Dante te Wolfsburgu.

Braziliani do të bashkohet me rivalët gjermanë Wolfsburg në një marrëveshje tre vjeçare, por të dyja klubet janë duke mbajtur detajet financiare të fshehta, ndoshta sepse marrëveshja është bërë si një lloj favori të Dantes që ai nuk do të ketë futboll të rregullt këtë sezon dhe për shkak se Bayerni nuk ka nevojë për të holla.  Bayerni lëshoi ​​një deklaratë që thotë: “Ne duam ti themi falënderit Dante. FC Bayern kishte një kohë shumë të suksesshme me të dhe shumë momente të veçanta gjatë titujve të fituar. Ne i dëshirojmë atij të gjitha të mirat në të ardhmen. ”

———————————————————————

10:44 – Morena pran kalimit te Real Madridi

Skuadra e Real Madridit si duket ende nuk ka përfunduar me blerjet. “Tuttomercatoweb” raporton se trajneri rafa Benitez është duke e kërkuar transferimin e Alberto Morenos, e kjo ndodhë vetë pas largimit të Fabio Coentraos për tek Monaco.

——————————————————————

10:31 – Bayerni e huazoi Comanin nga Juventusi

Kingsley Coman
Kingsley Coman

 

Bayern Munchen zyrtarisht ka kompletuar transferimin e Kingsley Coman nga Juventusi në formë huazimi. 19 vjeçari do të jetë i huazuar për dy vite te skuadra gjermane ku do ta mbaj numrin 29. Bavarezët kanë mundësi për transferimin e Coman deri në prill të vitit 2017 për 15.3 milionë funte.

10:24 – Etrit Berisha në radarin e Beshiktashit 

Sipas mediave turke, portieri shqiptar ka kohë që monitorohet nga skuadra e Beshiktashit dhe është në listën e tyre për ta sjell atë në Turqi, kur kanë mbetur më pak se 12 orë deri në mbyllje të afatit kalimtar të verës.

Sipas medieve turke, në ‘radarin’ e Beshiktashit janë edhe Victor Valdes, Mandanda Berisha.

——————————————————————

10:10 – Vujqiç afër kalimit te Shkëndija e Tetovës

Në ditën e fundit të afatit kalimtar Shkëndija e Tetovës pritet të bëjë disa goditje të forta. Mendohet se sot do të përfundojnë me sukseses bisedimet me futbollitisn e Rabotniçkit, Shtefan Vujqiç. / Portalb /

—————————————————————–

10:03 – Mario Lemina në Juventus

Mesfushori i Marseillet është momentalisht në Torino ku do t’i bëj testet mjekësore para se të nënshkruajë kontratë zyratre me skuadrën e Juventusit.

Mario Lemina
Mario Lemina

09: 56 – Witsel merr ofertë joshëse nga Tottenham

Lojtari 26 vjeçar i Zenitit, Alex Witsel kishte oferta joshëse nga Seria A, më saktësisht nga skuadra e AC Milan, por kjo do të ndodhte vetëm në rast se futbollisti do largohej nga kampionati rus në formë të lirë. Por si duket se planet e milanezëve i ka prishur skuadra e Premier Ligës, Tottenham, pasi që ka ofruar 25 milion sterlina, e që sigurisht se do të ndryshoj mendjen e mesfushorit belg.

——————————————————-

09:43 – Liverpooli e ka pranuar ofertën për Borinin

Liverpooli pasi ka larguar italianin Balotelli, si duket përsë do të sjellë italianin tjetër. Mësohet se Liverpooli ka pranuar ofertën nga skuadra e Sunderlandit, për shërbimet e sulmuesit italian, Fabio Borini.

——————————————————

09:40 – Javier Hernandez te Leverkusen

Futbollisti i Manchester United, Javier Hernandez është në rrugë drejt Bayer Leverkusenit, shkruan “Kicker”.
Faqja e internetit gjerman pret që transferimi të konfirmohet sot me kusht që ai kalon një mjekësore.
Hernandez është cituar të ketë thënë: “Unë jam duke kërkuar të kaloj në një tjetër klub të madh evropian”.
“Daily Mail” llogarit se kalimi i tij te Leverkusen do të kushtojë 12 million stërlina.

Edison Cavani
Edison Cavani

09:35 – Cavani te Arsenali

Raportet e fundit nga mediat britanike shkruajnë se Arsenali ka arritur marrëveshje me PSG për ta blerë Edison Cavanin. “The Gunner” do të paguajnë 44 milion stërline. Arsenali priorotet e kishte të nënshkruaj me Karim Benzema, por francezi ka thënë se i pëlqen të mbetet te Real Madrid.

——————————————————

09:20 – De Gea gati për te Real Madrid

Lëvizja më e madhe që pritet të ndodhë sot është kalimi i De Geas nga Manchester United në Real Madrid. Ka kohë që kjo lëvizje është paralajmëruar dhe tani skuadra mbretërore ka kohë deri në mesnatë që ta finalizojë transferin.

—————————————————–

09:10 – Cana sot mbyllë kalimin te Nanta

Kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë, Lorik Cana sot do zyrtarizohet si lojtar i klubit francez, Nantes, shkruan L’Equipe.

Ai do të bashkohet me futbollistin tjetër të kombëtares, Ermir Lenjani.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button