Jolevski dhe Bejli do t’i vizitojnë pjesëmarrësit e stërvitjes ushtarake Krivollak

­ Ministri Mbrojtjes, Zoran Jolevski i shoqëruar nga ambasadori amerikan, Xhes Bejli, shefi i SHM­së së ARM­së gjeneral­nënkolonel Metodia Veliçkovski dhe Komandanti i Komandës së bashkuar operative të ARM­së gjenerali Vasko Gjurçinovski, sot në poligonin e armatës “Krivollak” do ta vizitojnë stërvitjen ushtarake bilaterale “Operation PhalanxMACEDONIA”.

Në stërvitjen “Operation Phalanx­MACEDONIA” e cila filloi më 28 gusht dhe do të zgjasë deri më 6 shtator marrin pjesë përfaqësues të çetës së deklaruar të Policisë ushtarake (PU) të përbërjes së batalionit të PU­së dhe ARM­së dhe pjesëtarë të Policisë ushtarake të Armatës së SHBA­së. Gjatë vizitës, siç kumtoi Ministria e Mbrojtjes, para mysafirëve do të shfaqen përmbajtje të ndryshme dhe forma praktike e trajnimit ushtarako­policor, siç janë: puna në pikën kontrolluese, ballafaqimi me turma njerëzish, lufta në mjedis urban, patrullim, si dhe gjuajtje me pushkë automatike M4 e cila është pjesë e armatimit të Armatës së SHBA­së. Stërvitja dhe trajnimi i përbashkët midis pjesëtarëve të ARM­së dhe Armatës së SHBA­së paraqet vazhdimësi të bashkëpunimit të shkëlqyer midis dy armatave.

Lajme të ngjashme

Back to top button