Dibër, kërkohet aktivizimi i Qendrës Ditore

Të ndërmerren masa urgjentë për aktivizimin e Qendrës Ditore në Dibër. Ishte ky konkluzioni nga takimi i anëtarëve të Qendrës republikane për persona me nevoja të posaçme “Poraka” (Porosia) dega në Dibër pas takimit të mbajtur sot në ambientet e zyrës së shoqatave joqeveritare në Qendrën për Kulturë në Dibër.

“Gjatë këtij takimi të rëndësishëm në interes edhe të prindërve u vendos që në fund të muajit shtator një grup delegatësh të përbërë nga kryetari i shoqatës për Dibrën, Bekim Ame dhe përfaqësues të Qendrës kryesore “Poraka” nga Shkupi të zhvillojnë një takim me kryetarin e Komunës te Dibrës, Ruzhdi Lata dhe me udhëheqësin e Qendrës Sociale në Dibër, drejtorin Nazif Beqiri. Do të kërkojmë të aktivizohet Qendra Ditore me kuadër të profesionalizuar si: Logoped, Defektolog, Terapist fizikal, punonjës social si dhe vullnetarë të tjerë. “ deklaroi për Portalb, Bekim Ame.

Takimi i anetareve te Poraka ne Diber (2)

Ai tha se ky aktivitet do të ishte në interes të bashkëpunimit midis dy Qendrave: asaj sociale dhe shoqatës “Poraka “e cila është degë në Dibër.

Që nga viti 2000 “Poraka” punon vullnetarisht dhe është jo-fitimprurëse, joqeveritare, e pavarur dhe udhëhiqet nga kryetari, sekretar dhe Këshilli i prindërve. Kjo shoqatë ka 22 anëtarë nga Dibra dhe Qendra Zhupë.

 

Takimi i anetareve te Poraka ne Diber (1)

Lajme të ngjashme

Back to top button