Nuk ndalet Atletico, e fiton edhe një ndeshje

Skuadra e Atletico Madridit arriti fitore të madhe si mysafir i Sevillës duke e mposhtur me rezultat 3-0.
Takimin mirë e nisi skuadra e Diego Simeones, ku në minutën e 35′, shënoi për 0-1, mesfushori spanjoll Koke. Pjesa parë përfundoi me golin e vetëm të Atleticos.

Në pjesën e dytë u realizuan dy gola për ekipin e Atletikos, goli dytë, erdhi nga mesfushori tjetër spanjoll Gabi në minutën e 80′, kurse për golin e fundit dhe të fitorës, u përkujdes sulmuesi Martinez në minutën e 86′.
Kështu Atletico shënon fitoren e dytë dhe ka 6 pikë, kurse Sevilla mbetët me 1 pikë.

Lajme të ngjashme

Back to top button