Roma sundoi derbin italian

Roma fiton derbin e javës së dytë në ligen italiane duke mposhtur kampionin Juventus.
Rezultati i takimit ishte 2-1, në favor të romakëve. Pjesa par përfundoi pa gola 0-0. Në të dytën romakët ishin më të mirë duke shënuar 2 herë, në minutën e 61’ shënoi Pjaniç nga gjuajtja e lirë një super gol, për 1-0.

Gjërat për Juven u përkeqësuan në minutën e 78’ ku mbrojtësi Evra u ndeshkua me kartonin e dytë të verdh, e vetëm pas pak Roma shënon edhe golin e dytë me anë të sulmuesit Edin Xheko. Golin e vetëm për Juventusin e shënoi Dybala në minutën e 87′.
Me këtë fitore Roma kalon në pozitën e dytë me 4 pikë.

Lajme të ngjashme

Back to top button