Shok! Tifozi bën vetëvrasje publike (VIDEO)

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në bejsbollin amerikan, pasi një tifoz ka bërë vetëvrasje publike.

Një tifoz humbi jetën në stadiumin e “Turner Field” të Atlantas (SHBA), pasi u hodh nga njëra prej unazave të impiantit gjatë ndeshjes që ekipi vendas po zhvillonte me New York Yankees.

Departamenti i Vetëvrasjeve pranë policisë së Atlantas, konfirmoi se tifozi ishte rreth të 60-tave dhe zyrtarisht nuk publikoi identitetin e tij.

Megjithatë u mësua se viktima ishte Gregory Murrey nga Alpharetta, Georgia e SHBA.

Lojtarët e të dyja skuadrave mbetën të shokuar nga ngjarja, ndërkohë që tifozi ra në afërsi të zonës së stadiumit ku qëndrojnë familjarët e sportistëve, të cilët ishin dëshmitarë të ngjarjes.

Sikundër shihni fotot dhe videot, njerëzit në stadium u shokuan, kur 60-vjeçari që shihni në foton e dytë, u hodh duke kryer vetëvrasjen publike.

Lajme të ngjashme

Back to top button