Arsyeja shkencore pse meshkujt pëlqejnë fundshpinat e lakuara

Psikologët në SHBA kanë gjetur arsyet themelore përse meshkujt pëlqejnë femrat me fundshpinë të lakuar. Një studim, në revistën “Evolucioni dhe Sjellja Njerëzore”, zbuloi se në fakt meshkujt nuk preferojnë vithet e mëdha, por harkimin prej 45.5 gradësh të shtyllës kurrizore. Shkencëtarët thonë se ky kënd siguron avantazhe për të pasur shtatzëni të shumta dhe të sigurta.

Dr. David Luis (autori kryesor i studimit) u shpreh se “gratë që e kanë më të harkuar shtyllën kurrizore mund ta rishpërndajnë qendrën e rëndesës së masës trupore për të zvogëluar zhvendosjen që ndodh nga shtatzënia. Këto gra pësojnë më pak probleme me shpinën. Si rrjedhojë, burrat që preferojnë këto gra, do të kenë bashkëshorte më të afta për të lindur fëmijë dhe gjithashtu të lindin shumë fëmijë pa pasur probleme”.

Gjithashtu, këtij studimi iu bashkangjit edhe një studim tjetër në të cilat u pa nëse pëlqimet lidheshin thjesht me vithet e mëdha apo me harkun e shtyllës kurrizore. Rezultoi se pavarësisht masës së vitheve, meshkujt zgjidhnin vazhdimisht femrat tek të cilat harku i shpinës ishte më i madh.

Përshtati në shqip: Daniela Bardhi

Lajme të ngjashme

Back to top button