Çfarë ju pengon të ngeleni shtatzënë?

Nëse nuk ngeleni dot shtatzënë, shpesh problemi qëndron tek meshkujt dhe jo tek ju të dashura femra. Ja për çfarë duhet të kenë kujdes meshkujt nëse një shtatzëni e dëshiruar po vonon të ndodhë:

Obeziteti: shtimi ne peshe shoqërohet me rritjen e prodhimit të hormoneve femërore (estrogjenit), duke shkaktuar sterilitet “, thotë Daniel A. Poter, profesor i Qendrës riprodhuese Huntington në Kaliforni, i cili është një anëtar i Kolegjit Amerikan të “Obstetër dhe Gjinekologë. Sipas një studimi të vitit 2009 nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, çiftet ku mashkulli është mbipeshë e kanë më të vështirë të sjellin në jetë një fëmijë. Edhe pse mbipesha ul cilësinë e spermës, vetëm nivele ekstreme të obezitetit mund të ndikojnë negativisht në potencialin riprodhues të mashkullit.

Telefonat celularë: “Një studim i vitit 2008 zbuloi se burrat që përdornin telefonin celular (më shumë se katër orë në ditë) kishin cilësi më të ulët të spermës”Dr. Shin rekomandon pacientët të mbajnë telefonat e tyre në çantë jo në xhepa për të kufizuar ekspozimin ndaj rrezatimit.

Një mënyrë e çrregullt jetese: “Duhani, alkooli, dhe marihuana mund të pengojnë funksionin tuaj seksual,” thotë Dr. Poter, i cili rekomandon që pacientët e tij të kufizojnë ose të shmangin të gjitha këto nëse janë duke u përpjekur për të bërë fëmijë. Abuzimi me alkoolin ndikon negativisht në cilësinë e spermës, sipas studimeve të fundit. Studime të tjera tregojnë se pirja e duhanit mund të dëmtojë ADN-në e spermës.

Çrregullimet gjenetike: Anomalitë e kromozomeve mund të zvogëlojnë prodhimin e spermës, thotë Dr. Poter./Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta

Lajme të ngjashme

Back to top button