Planifikohet modifikimi i sistemit raketor të mbrojtjes ajrore S-300 të Rusisë

Njoftohet se sistemi raketor i mbrojtjes ajrore S-300 “Antey-2500” që Rusia ka planifikuar t’ia shesë Iranit do të vihen në dispozicion që të punojnë në kushte tropikale, raporton Anadolu Agency (AA).

Një zyrtar nga “Rosoboronexport” eksportuesi i armëve të Rusisë,  në një deklaratë për gazetarin e AA-së ka theksuar se Rusia dhe Irani ende nuk kanë arritur një marrëveshje për numrin dhe çmimin e sistemit të mbrojtjes ajrore që do të shiten, por se Moska zyrtare nuk ka asnjë dyshim se do të nënshkruhet kjo marrëveshje.

Zyrtari ka theksuar gjithashtu se për shkak të klimës së nxehtë të Iranit është planifikuar edhe modifikimi ndaj sistemeve “Antey-2500” dhe në kudër të kësaj sistemet pasi të forcohen me sistemet e ajrimit dhe filtrimit do të modifikohen edhe  me sisteme të kontrollit të klimës.

Zyrtari duke vënë në dukje se sistemet e mbrojtjes ajrore do të provohen në kushtet normale lokale të Iranit, ka shprehur qëndrimin se pas nënshkrimit të marrëveshjes do të finalizohet se çfarë zhvillimesh të tjera do ti shtohen sistemeve.

Irani kërkon të marrë sistemet e mbrojtjes raketore ajrore S-300 sipas çmimeve të përcaktuara në marrëveshjen e nënshkruar në vitin 2007. Theksohet gjithashtu se për këtë qeveria e Teheranit është e gatshme që të ulë sasinë e blerjes nga 5 që është në 3. Por sistemet S-300B4 “Antey-2500” që Rusia i ka propozuar Iranit, janë më të shtrenjtë se S-300PMU të cilët i janë propozuar më parë dhe që tani nuk janë më në prodhim.

Rusia dhe Irani në vitin 2007 nënshkruan marrëveshje në lidhje për shitjen e sistemeve të mbrojtjes raketore ajrore S-300, ku SHBA dhe Izraeli bënë reagime të forta. Rusia pasi KS i OKB-së mori vendim për vendosjen e embargos së armëve ndaj Iranit  pati njoftuar pezullimin e  njëanshme të marrëveshjes. Ndërsa Irani e dërgoi në gjykatën ndërkombëtare këtë vendim të Rusisë ku kërkoi një dëmshpërblim prej 4 miliardë dollarësh.

Presidenti rus, Vladimir Putin në prill të 2015 me një dekret të nënshkruar njoftoi se ndalimi i dorëzimit të sistemeve S-300 ndaj Iranit ishte hequr.

Raketat S-300 të cilat janë efektive kundër avionëve dhe raketave balistike, edhe pse janë të prodhuara me teknologji të vjetër ruse ato cilësohen si një nga sistemet efektive të mbrojtjes ajrore në botë.

Lajme të ngjashme

Back to top button