Pas investimeve në Facebook, Bono është bërë ylli më i pasur në botë

Frontmeni i “U2”, Bono, është bërë ylli më i pasur në botë falë përfitimeve prej afro një miliard funtesh nga aksionet e tij në Facebook.
Në vitin 2009, rokeri bleu 2.3 për qind të aksioneve në rrjetin e famshëm social me grupin investues, Elevation Partners, ku ishte bashkëthemelues.
Asokohe, ai investoi 56 milionë funte, ndërsa sot ato aksione vlejnë 940 milionë funte që do të thotë se Bono për gjashtë vite ka fituar më shumë para se sa gjatë gjithë karrierës së tij muzikore.
Kështu, këngëtari tejkalon legjendën e “The Beatles”, Paul McCartney, i cili ka një pasuri prej 730 milionë funtesh.
Mbretëresha e muzikës pop, Madonna, ka një pasuri në vlerë prej 520 milionë funtesh.

Lajme të ngjashme

Back to top button