Çfarë bëjnë çiftet e lumtura që ata të pakënaqurat nuk e bëjnë

Ata interesohen se si partneri i tyre ka kaluar ditën

Është e lehtë që vetëm të vish në shtëpi, e nervozuar nga puna dhe të çlodhesh në shtrat. Por, para se të shkoni të pushoni, dhuroni partnerit tuaj një përqafim, puthje dhe pyetni se si e ka kaluar ditën.

Ata përqafojnë besimin dhe shmangin xhelozinë

Shkollat dhe vendet e punës nuk janë të ndara në bazë të gjinisë, kështu që si mund të presim që partneri jonë të mos ketë shoqëri më gjininë e kundërt. Nëse akuzoni partnerin tuaj për tradhëti pa prova, pse ata duhet të jenë besnik ndaj jush kur ju nuk iu besoni atyre.

Ata gjejnë gjëra të përbashkëta

Shkëndija e parë është moment madhështor, por mund të jetë shumë i shkurtër. Për ta mbajtur lidhjen tuaj, duhet të gjeni gjëra të përbashkëta, hobi të njëjtë, interesa të njëjtë. Nëse nuk gjeni gjëra të përbashkëta, gjeni diçka që është e re për të dytë.

Kompromisi

Çiftet e lumtura bëjnë kompromis. Edhe kur diçka nuk ju pëlqen, ju duhet ta bëni për hir të partnerit tuaj.

Çiftet e lumtura dëgjojnë

A e dëgjoni partnerin tuaj, apo vetem prisni radhën tuaj për të folur. Pritni që partneri të përfundojë mendimet e veta dhe dëgjojeni me kujdes.

Ata vazhdimisht shprehin dashurinë

“Të dua” është shprehja më e fuqishmë që duhet të thuhet çdo ditë. Pa marr parasysh sa gjatë keni qëndruar bashkë këto dy fjalë do ta bëjne partnerin tuaj të qesh.

Ata flirtojnë

Flirti nuk është i rezervuar vetëm për adoleshentët, flirti duhet të ekzistojë gjithmonë. Dërgoni mesazhe të ndryshme partnerit, tregoni se si dëshironi ta kaloni fundjavën, ose tregoni se sa bukur duken sot.

Ata kanë shakat e tyre

Ju duhet të keni disa gjëra në lidhjen tuaj që askush tjetër të mos i kuptojë. Një emër përkëdhelës, një shaka që vetëm për ju është shaka dhe askush tjetër nuk e kupton, një storie që ka shkuar keq në fillimet e lidhjes suaj, të gjitha këto do të ishin shumë interesante për një lidhje të bukur.

Ata kalojnë kohë vetëm

Kjo mund të tingëllojë keq, por ju duhet të kaloni kohë vetëm. Ju nuk duhet të jeni të varur në partnerin tuaj për lumturinë tuaj. Koha e kaluar vetëm do t’iu mundësojë të gjeni pasione unike tek vetja. Një natë me shok ose shoqe do t’iu dhurojë kohë të vlefshme.

Lajme të ngjashme

Back to top button