Ana P. Kernës

Kujtoj me mall një çast gëzimi
përpara sysh m’u shfaqe ti,
si vezullim i një vegimi
si ëngjëll plot me bukuri.

N’andralla jete zhurmëkote,
në dhembje brengash e mërzi
më grishte larg fytyra jote
dhe zëri yt plot ëmbëlsi.

Nga shqot’ e kohërave që shkuan
kështjell’e ëndrrave m’u shëmb
me mjegull vitet ma mbuluan
fytyrën tënde, zërin tënd.

Ç’i ngrysa ditët gjith me brengë
i zymtë dhe në shkretëti
pa perëndi, pa shpres’e këngë
pa lotë, jet’e dashuri.

Në shpirt më shkrep agimi,
dhe ja, sërishmi m’u shfaqe ti,
si vezullim i një vegimi,
si ëngjëll plot me bukuri.

Dhe rreh me gaz kjo zemra ime
sepse iu kthyen përsëri
dhe perëndi dhe frymëzime
dhe lot jetë e dashuri.

Poezi nga Aleksandër Pushkin

Lajme të ngjashme

Back to top button