Edhe United e shijoi disfatën

Manchester United ka shijuar humbjen e parë në edicionin e ri të Premierligës, pasi është mposhtur në udhëtim nga Swansea me rezultat 2:1.

Unitedi ka qenë në epërsi me golin e shënuar nga Juan Mata në minutën e 48’të, por që nuk ka arritur ta mbaj rezultatin deri në fund.

Swansea është rikthyer në lojë për vetëm 5 minuta, pasi ka shënuar dy gola me anë të Ayew dhe Gomis.

Pas kësaj humbje Unitedi bie në pozitën e 5’të me 7 pikë, ndërsa Swansea ngritët në pozitën e 4’ me 8 pikë.

Lajme të ngjashme

Back to top button