Protesta para policisë në Shkup, pse mbrohen vrasësit e kafshëve?

U mbajtën në Shkup, në lagjen Gjorçe Petrov para policisë protesta kundër dhunës ndaj kafshëve.

“Në park janë kriminelët të cilët përfitojnë nga biznesi i përleshjes së qenve. Policia i di. Përgjegjësve të policisë nesër do t’u lëshohet kallëzim penal, ndërkaq grupi i këshilltarëve të LSDM-së në Gjorçe Petrov do të kërkojë përgjegjësi për rastin. Nëse më ndodhë diçka mua, por edhe aktivistëve për të drejtat e kafshëve, atëherë nuk do të na duheni, mbajeni këtë në mend, përpara se përsëri të lëshoni mbështetje virtuale”, apeloi gazetarja, Jordanka Ivanovska – Joci.

Para disa ditëve në oborrin e shkollës fillore “Dimitar Pop Georgiev Berovski” të komunës Gjorçe Petrov, një njeri e ka mbajtur me ditë të tëra një kalë të lidhur, duke mos i dhënë ushqim, e ka munduar me qëllim që të ngordh dhe mishin e tij t’ua japë qenve të cilët i shfrytëzon për t’i përleshur, transmeton Libertas.

Kali i ngordhur
Kali i ngordhur

Protesta e sotme të cilën e organizoi, Anima Mundi është mbajtur për këto shkaqe:

  1. Policia mbron sadistin, kriminelin i cili me ditë të tëra e ka munduar kalin, duke mos e ushqyer, ka pritur që të ngordhë në oborrin e shkollës fillore “Dimitar Pop Georgiev Berovski” në komunën e Gjorçe Petrovit, me qëllim që me të t’i ushqejë qentë që ruhen për përleshje, në oborrin e shkollës.
  2. Policia nuk ka lejuar që kalin e plagosur, të lodhur dhe frikësuar ta dërgojmë në veteriner edhe pse udhëtimin dhe kujdesin për kalin e lodhur e siguruam ne. Përkundrazi, policia ende e ka këshilluar që ta largojë nga oborri i shkollës të mos i shkruaj gjobë. Policët ishin të habitur dhe telefonat u cingëronin dhjetëra herë në minutë. Besojmë se kanë marrë instruksione se si të veprojnë.
  3. Kali përfundoi në duart e dhunuesve, ne deshëm dhe mundeshim ta shpëtojmë, por policia nuk e lejoi kë gjë edhe pse avokati ynë ua bëri me dije se personalisht janë dëshmitarë të veprës penale “mundim të kafshës”, e bërë nga njerëz të cilët ruajnë qenë për përleshje, e cila është edhe një vepër penale tjetër. Për të dyja veprat sipas Ligjit Penal të R.M.-së parashihen gjoba dhe burg.
  4. Policia nuk i ndaloi dhunuesit bile edhe kur u përleshën verbalisht me ne, përkundrazi i lejoi që të na kërcënohen bile edhe fizikisht, duke thënë që do t’u godasim me grushta, në sytë e policëve, këtë nuk e shkruajtën këtë në raportin e tyre.
  5. Policia i evidentoi dhe i fotografoi aktivistët dhe automjetin e tyre, që drejtpërsëdrejti është tentim për shtypje. Për dhunuesin i cili e mundoi dhe e mbyti kalin, i cili momentalisht ka edhe një kalë tjetër, që sigurisht duhet të përfundojë edhe ai si ushqim për qentë e përgatitur për përleshje, nuk u shkrua asgjë në raportin e policisë.
  6. Gazetarja J. Ivanovska-Joci, e cila ka ardhur në vendin e ngjarjes për ta ndihmuar kafshën, mori kërcënime me vdekje nga ndërmjetësit e kriminelëve.
  7. Krimineli i cili ka emër dhe mbiemër, bashkë me grupin e tij dhunues, në mbrëmjen e së djeshmes përsëri e kanë sjellë kalin, këtë herë të ngordhur, me gjymtyrë të lidhura, të munduar dhe të mbytur. Policia, edhe pse erdhi, nuk veproi brenda kompetencave të saj.
  8. Kali i dytë endë është në duar të dhunuesit dhe në pyetje janë orët se kur do ta mbysin sikur kalin e parë. Në vend humanitetit, kriminelët dhe dhunuesit janë të mbrojtur, Maqedonia është pika e fundit e ferrit për kafshët!

Kërkojmë që policia, Agjencia për Ushqim dhe Veterinari dhe komuna Gjorçe Petrov, menjëherë të intervenojnë që të na dorëzohet kali i gjallë dhe qentë që i mbajnë për përleshje, ndërkaq dhunuesit të burgosen. Kërkojmë dënim të policëve të cilët nuk kanë vepruar sipas kompetencave të tyre edhe pse kanë mundur ta shpëtojnë tanimë kafshën e mbytur. Kërkojmë që të mbrohen aktivistët për mbrojtjen e kafshëve dhe gazetarja J.Ivanovska-Joci, të cilët ishin të kërcënuar para syve të atyre që janë të paguar që ta garantojnë integritetin dhe sigurinë psikiko-fizike.

Kërkojmë që kjo ndodhi asnjëherë të mos përsëritet, ndërkaq malltretimi apo mbytja e kafshëve të trajtohet si akt kriminel i rëndë që cenon sigurinë e të gjithëve, si të njerëzve ashtu edhe të kafshëve.

Lajme të ngjashme

Back to top button