Edhe politika holandeze e azilit bëhet më e ashpër

Ndërsa Evropa përballet me valën më të madhe të migrimit që nga Lufta e Dytë Botërore, Holanda është gati për të ashpërsuar politikën e saj të azilit, duke ua hequr ushqimin dhe strehimin njerëzve që nuk arrijnë të kualifikohen si refugjatë, shkruan Reuters.com , transmeton Portalb.mk

Azilkërkuesit e refuzuar do të kenë strehim të kufizuar “disa javësh”, nëse nuk duan të kthehen në shtëpi. Ata do të dërgohen larg, ku mund të qëndrojnë me vetë-finansim.

Nga nëntori, koalicioni i qendrës së djathtë të kryeministrit Mark Rutte, i cili konkurron me votat e partisë popullore, kundër-emigracionit të Geert Ëilders, kërkon të mbyllë 30  strehimoret rajonale me : shtrat, dush dhe bukë”, ku azilkërkuesit deri tani kanë marrë ndihmë në bazë të nevojës.

Sipas planit, gjashtë qendra kombëtare, që zbatojnë udhëzimet e rrepta, do të sigurojnë vetëm njerëzit që bien dakord të largohen.

Propozimi shkaktoi një përplasje ndërmjet liberalëve në pushtet të krahut të djathtë dhe partnerin e tyre të vogël të koalicionit, Laburistët, që pothuajse rrëzoi qeverinë në muajin prill.

Të premten, Komiteti i OKB-së për Eliminimin e Diskriminimit Racor kritikoi politikën e jashtme holandeze, duke thënë se nevojat themelore të emigrantëve duhet të sigurohen pa kushte. “Për aq kohë sa ato janë në Holandë, ata duhet të gëzojnë standardet minimale të jetesës”, tha Ion Diaconu, i cili ndihmoi të shkruhet raporti i OKB-së.

Por Rutte është përgjigjur të premten se do të ishte “çmenduri” të ofrosh strehim të përhershëm për njerëzit të cilët nuk pranuan të largohen. “Ne po flasim për grupin që mund të kthehet, qeveritë e të cilëve do t’i kthejnë sërish, por ata nuk duan që të kthehen,” tha ai.

Holanda është destinacioni i tetë më i madh për azilkërkuesit, bazuar në përqindjen e të ardhurve në vitin 2014. Gjithsej aplikimet gjatë vitit të kaluar u rritën për 87%, në 24,535./Portalb.mk

Lajme të ngjashme

Back to top button