Sejfullau i pafat, eliminohet në çerekfinale të Botërorit

Mundësi më shpresëdhënës i Maqedonisë dhe fituesi i dy medaljeve nga Evropianet për kadet, Elmedin Sejfullau ishte i pafat dhe u eliminua në 1/8 e finales në Kampionatin Botëror që gjatë kësaj jave u mbajt në Sarajevë të Bosnjë e Hercegovinës.

Mundesi i klubit të Lirisë, kishte një short tepër të vështirë, por edhe kundër asaj, regjistroi një nga paraqitjet më të mira në karrierë, kur në eliminatore u takua me turkun Xhabbar Duyum. Nga ai, Elmedini kishte humbur në dy evropianet e kaluara, por kësaj radhe iu hakmor plotësisht, duke e fituar pas një betejë të vërtetë, me rezultat prej 6-5.

Ne 1/8 e finales, mundësi ynë nuk kishte fat ndaj iranianit Hamed Siyadoolan, duke humbur dhe mbetur me shpresa që ai të plasohet në finale. Megjithatë, Siyadoolan pësoi humbje nga japonezi Takuto Otoguro në gjysmëfinale, kështu që Sejfullau mbeti pa mundësi të garoj në repasazh. Edhe përkundër kësaj humbje, shkupjani 16 vjeçar edhe një herë dëshmoi se është shpresa më e madhe e mundjes tonë dhe se e ardhmja, është para tij.

Në Botërorin e Sarajevës sot u paraqit edhe Ramadan Mustafovski. Në kategorinë deri në 76kg, ai në raundin eliminator ishte i lirë, ndërsa në 1/8 e finales u takua me Azat Gajyyevin nga Turkmenistani. Mundësi ynë u paraqit shumë mirë, por nuk ia doli dhe në fund humbi, edhe pse me rezultat të barabarte 8-8.
Pas kësaj lufte, turkmeni u eliminua nga italiani Gabriele Doro dhe Mustafovski mbeti me atë paraqitje të vetme.

Lajme të ngjashme

Back to top button